Zvogëloni tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale me fasule, kivi dhe banane

Zvogëloni përdorimin e kripës dhe konsumoni ushqime të pasura me kalcium, magnez dhe kalium, të cilat në mënyrë natyrale e ulin tensionin e lartë të gjakut

Për të shmangur tensionin e lartë të gjakut, duhet që të konsumoni ushqime me më pak kripë. Nutricionistët paralajmërojnë se tensionin e lartë mund t’a luftojmë edhe me minerale të fuqishme si: kalciumi, magnez, dhe kaliumi.

Në vazhdim do të gjeni shtatë artikujt ushqimor të pasura me kalcium, magnez dhe kalium, të cilat në mënyrë natyrale e ulin tensionin e lartë të gjakut.

Fasulet e bardha

Fasulet kanë një sasi të konsiderueshme kalciumi, magnezi dhe kaliumi, të cilat kanë efekt pozitiv në uljen e tensionit të gjakut. Fasulet mund ti hani në formë të çorbës, ti shtoni në sallata ose t’a përgatitni në formë të pures.

Jogurt i thjeshtë

Ky produkt i qumështit është burim i shkëlqyer i kalciumit dhe mineraleve të tjera të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e njeriut. Fillojeni ditën me jogurt, të cilin mund ta përdorni si salcë për sallatat dhe mishin.

Pjeshkët për shumë persona janë fruta freskuese të preferuara verore. Ata janë të pasura me materie ushqyese dhe minerale, të cilat janë të mira për shëndetin e njeriut. Më së miri është që ti konsumoni të freskëta ose të përgatitni smoothie prej tyre.

Bananet

Me konsumimin e një banane ju do të plotësoni 12 për qind të nevojave tuaja ditore të kaliumit. Ky fryt ekzotik është një aleat i madh në luftën kundër stresit. Kur bananet të fillojnë të bëhen të errëta nuk është e nevojshme që ti hudhin ato. Ngrijini në frigorifer dhe bëni një ëmbëlsirë të ftohtë prej tyre.

Kivi

Përveç se janë mjaft të pasura me vitaminë C, kivit do të ju ndihmojë që të ulni tensionin e lartë të gjakut. Më së miri është që të konsumohen të freskëta në sallatë frutash.

Lakra jeshile

Kjo perime ndryshe quhet edhe super ushqim, sepse ka mjaft antioksidantë të vlefshëm dhe në të njejtën kohë ka shumë pak kalori. Lakra jeshile më së miri është që të konsumohet në formë të sallatës.

Brokoli

Njëqind gram brokolë e gatuar me avull, do të përmbushë 6% të kërkesave ditore të kalciumit, 8% të magnezit dhe 14% të kaliumit. Kjo perime është e pasur me antioksidantë të cilët e mbrojnë shëndetin tuaj, prandaj duhet të përfshihet sa më shpesh që të jetë e mundur në menunë tuaj.