5 gjërat më të mira që e zgjasin jetën: alkooli, kafja…

Hulumtimet e Universitetit të Kalifornisë zbulojnë se çka kanë të përbashkët njerëzit që festojnë ditëlindjen e 90-të ...

Nëse do të dëshironit që të frynit 90 qirinj në tortën e ditëlindjes tuaj (mbase edhe ndonjë më shumë), duhet të dini se për këtë ndikojnë disa faktorë. Është interesante se kënaqësia pasi pimë ndonjë pije, siç është kafja, mund të ndikojnë në mënyrë inkurajuese. A nuk janë këto lajme të mëdha?!

Në Universitetin e Kalifornisë tashmë 15 vite hulumtohen faktorët përgjegjës për një jetë më të gjatë. Deri më tani në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 1.700 të anketuar. Dy herë në vit, kandidatët u nënshtrohen testeve neurologjike dhe neurofiziologjike, duke regjistruar shprehitë ushqimore, aktivitetet sportive, frekuencën e sëmundjeve dhe marrjen e ilaçeve.

Sipas tyre, në këtë mënyrë mund të përcaktohen cilat janë gjërat e përbashkëta për 90-vjeçarët, prandaj shkencëtarët kanë dalluar “faktorët e jetëgjatësisë”:

  • Merruni me ndonjë hobi;
  • Aktivitete fizike;
  • Pini një ose dy gota verë ose birrë në ditë;
  • Mbipeshë të kontrolluar;
  • Pini mjaftueshëm kafe të zezë.

Kjo në të vërtetë nuk duket e vështirë dhe gjithçka është e këndshme dhe e mirë. Madje mund të kemi edhe ndonjë kilogram më tëper pa ndonjë shqetësim, për aq sa kjo është sipas udhëzimeve të mjekëve. ky kjo mënyrë e të jetuarit tingëllon mjaft mirë: hobi, verë, shëtitje e lehtë dhe pastaj arkivoli … Dhe akoma vazhdon!