A mund të pijmë kafe në stomakun bosh?

Efektet pozitive të kafesë janë të shumta. Por shkencëtarët pohojnë se nuk është aspak mirë që kafja të konsumohet në stomakun bosh.

Kafja, pija e preferuar e mëngjesit e cila na “zgjon”, kohëve të fundit është përmendur në kontekstin e shëndetit dhe theksohen të gjitha përfitimet që i sjell organizmit, por rrallë flitet për pasojat negative që mund të kemi nëse e pimë në stomakun bosh. Me siguri njihni ndonjë që “nuk mund të funksionojnë” pa e pirë kafen e parë të mëngjesit, madje edhe ju  ndoshta jeni njëri prej tyre. Të tillë ka shumë, madje ka edhe të tillë që pretendojnë se pa kafen e mëngjesi, zakonisht në stomakun bosh, janë të pafuqishëm, të përgjumur, me përqëndrim të dobët…

Efektet pozitive të kafesë janë të shumta. Por shkencëtarët pohojnë se nuk është aspak mirë që kafja të konsumohet në stomakun bosh.

Sipas sondazheve, është veçanërisht e dëmshme sidomos për njerëzit që edhe pa kafe kanë probleme me lukthin. Lukthit bosh i ndihmon në formimin e acidit të lukthit, gjë që mund të çojë në shqetësime gjatë tretjes. Ndërsa proteinat që nuk do të treten shkaktojnë komplikime të tjera, siç është fryrja dhe të vjellat. Prandaj është mirë që para kafesë, të konsumoni ndonjë gjë, qoftë një copë buke ose ndonjë frut dhe në këtë mënyrë do të parandaloni këto problemeve.