Brokoli, spinaqi dhe fasulet pjesë e obligueshme e menysë së fëmijëve

Spinaqi ka një përqindje të lartë të antioksidantit lutein, i cili i takon grupit të karotenoideve dhe mbron lëkurën nga dëmtimet që shkaktohen nga dielli, ndërsa gjithashtu e përmison funksionin e sistemit imunitar. Brokoli ka shumë vitamina dhe minerale, ndërsa bishtajoret shoqërohen me jetëgjatësi më të gjatë.

Ushqimet e pasura me materie esenciale ushqyese, magnez, kalcium, antioksidantë, siç janë polifenolet ose karotenoidet, mund t’ju ndihmojnë fëmijëve të qëndrojnë më gjatë të shëndetshëm. Ja cilat ushqime do të ruajnë shëndetin e fëmijës suaj.

Bishtajore

Bishtajoret janë një paketë e thjeshtë dhe praktike nutrientëve, të cilat e baraspeshojnë sheqerin në gjak, gjë që ul ndjeshëm rrezikun e shtimit të peshës tek fëmijët. Bishtajoret gjithashtu lidhen me jetëgjatësinë më të gjatë dhe rrezikun më të ulët për zhvillimin e tumoreve, diabetit dhe sëmundjeve të tjera kronike.

Boronica

Boronicat kanë një përmbajtje të lartë të polifenoleve dhe antioksidantëve, të cilat e ruajnë shëndetin e enëve të gjakut dhe i zvogëlojnë proceset inflamatore, gjithashtu janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit të trurit. Ide për rostiçeri: përgatitni smoothie prej boronicave, jogurtit dhe hirrës. Përzierjen ngrijeni nëpër enë të vogla – fëmijët do të shijojnë akulloren e shëndetshme dhe natyrale.

Spinaq

Spinaqi ka një përqindje të lartë të antioksidantit lutein, i cili i takon grupit të karotenoideve dhe mbron lëkurën nga dëmtimet që shkaktohen nga dielli, ndërsa gjithashtu e përmison funksionin e sistemit imunitar. Spinaqi ka përqindje të lartë të vitaminës K dhe magnezit, element i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Ide për drekë: përzini spinaqin e zier me salcë domatesh dhe vendoseni mbi brumin e picës ose pasta.

Arra

Një dorë arra përmban 2.6 gramë acide yndyrore omega-3, kyç për zhvillimin e trurit, për përmisimin e funksionit të sistemit imunitar dhe shëndetin kardiovaskular. Arrat gjithashtu përmbajnë një përqindje të lartë të melatoninës, e cila ndihmon për një gjumë të mirë dhe mbron nga kanceri. Ide për rostiçeri: bluani arrat, farat e lirit dhe rrushin e thatë, dhe përziejeni me çokollatë të zezë të grirë.

TËRSHËRA – siguron pjesën më të madhe të energjisë për lojë, vëmendjes në shkollë dhe aktiviteteve tjera të ndryshme. Tërshëra është një nga drithërat më ushqyese, që e ul kolesterolin në gjak. Përveç kësaj, përmban vitamina nga grupi B, vitaminë E, bakër, hekur, zink, magnez dhe fosfor.

Vezët

Vezët janë një nga ushqimet e pakta nga të cilat mund të përgatitni ushqime me shije dhe tekstura të ndryshme. Për shkak të përmbajtjes së tyre me proteina dhe përqendrimin e madh të kolinës (lëndë ushqyese e rëndësishme për zhvillimin e trurit te fëmijët e vegjël) duhet të jenë pjesë e menysë së fëmijëve.

Brokoli

Brokoli është i pasur me fibra, karbohidrate të mira, të rëndësishme sidomos për zhvillimin e fëmijëve. Brokoli gjithashtu përmban mjaft vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në dukjen më të mirë të fëmijës suaj, ndërsa është i mirë edhe për rigjenerimin e qelizave të dëmtuara.