Çfarë është depresioni bipolar?

Në të kaluarën, depresioni bipolar shoqërohej me depresionin e zakonshëm, por një numër gjithnjë e më i madh studimesh sugjerojnë se ka dallime të rëndësishme midis tyre, sidomos kur bëhet fjalë për trajtimet dhe mënyrat e trajtimit të rekomanduara.

Depresioni bipolar është një lloj depresioni i cili shfaqet si çrregullim bipolar. Çrregullimi bipolar është çrregullimi i disponimit, pra çrregullim shpirtëror, i ndjekur nga ndryshimet psikopatologjike të gjendjes shpirtërore, por edhe ndryshime të funksioneve psikike dhe fizike.

Ndjenja e pikëllimit

Për t’u përcaktuar nëse bëhet fjalë për depresion bipolar, duhet të ekzistojnë të paktën pesë nga këto simptoma:

  • Disponim depresiv të shumtën e ditës, pothuajse çdo ditë;
  • Ndjenja e pikëllimit, boshllëkut dhe dëshpërimit;
  • Interesi ndjeshëm i reduktuar dhe kënaqësia e reduktuar në pothuajse të gjitha aktivitetet;
  • Humbja e peshës ose shtimi në peshë;
  • Zvogëlimi ose rritja e oreksit;
  • Pagjumësia ose gjumi i tepërt i përditshëm;
  • Ndjenja e pavlefshmërisë dhe mungesës së vetëbesimit;
  • Shqetësime psikomotorike ose joproduktive pothuajse çdo ditë;
  • Lodhja dhe humbja e energjisë;
  • Aftësia e zvogëluar për të menduar dhe për t’u përqendruar;
  • Pavendosshmëri dhe ndjenja e fajit;
  • Të menduarit e vazhdueshëm për vdekjen;
  • Mendime përsëritëse vetëvrasëse dhe përpjekje për vetëvrasje.

Dallime të rëndësishme

Në të kaluarën, depresioni bipolar shoqërohej me depresionin e zakonshëm, por një numër gjithnjë e më i madh studimesh sugjerojnë se ka dallime të rëndësishme midis tyre, sidomos kur bëhet fjalë për trajtimet dhe mënyrat e trajtimit të rekomanduara. Në fakt, ekziston rreziku që barnat kundër depresionit të mund të përkeqësojnë çrregullimet bipolare, duke shkaktuar kështu mani ose hipomani, gjë që shkakton ndryshime të shpejta të gjendjes shpirtërore, mirëpo e pengojnë edhe veprimin e barnave të tjera të cilat e stabilizojnë gjendjen shpirtërore.

Nervozizëm

Përkundër shumë rastësive, disa simptoma janë më të zakonshme në depresionin bipolar sesa në atë të zakonshmin. Depresioni bipolar përfshin irritimin, fajin, ndryshimet e paparashikuara të disponimit dhe ndjenjën e shqetësimit, si dhe vonesën psikomotorore, përgjumjen dhe rritjen e peshës trupore.