Çfarë ndodh nëse e gëlltitni çamçakëzin?

Trupi ynë nuk mund ta tret çamçakëzin, kështu që nga sistemi i jonë i tretjes do të dal siç e kemi gëlltitur. Paralajmërimet që i kemi dëgjuar shpesh gjatë fëmijërisë, se çamçakëzat do të ngjiten në zorrë ose do të qëndrojnë brenda në organizëm për vite me rradhë - janë vetëm një mit.

Përbërësi kryesor i çamçakëzit është baza e gomës, zakonisht gomë sintetike, një lloj polimeri, i ngjashëm me plastikën. Ai quhet polizobutilen dhe fitohet nga petrokemikalet të cilat pastrohen nga lëndët djegëse fosile siç është nafta e papërpunuar. A e dini se çfarë përtypni? Sondazhi zbuloi se madje 85 përqind e 2.000 të anketuarve nuk e dinë se në përbërjen e tij gjendet plastikë, me bazë gome. Në të kaluarën, u përdorën materiale natyrore, por me kalimin e kohës filluan të futeshin përbërësit të cilat e bëjnë më prodhimin të lehtë dhe më të arritshëm. Recetat për prodhimin kanë ndryshuar, por çamçakëzat megjithëse jo të gjitha, përmbajnë plastikë, gomë, dyll…

Çfarë do të ndodhë nëse gëlltisni një çamçakëz?

Trupi ynë nuk mund ta tret çamçakëzin, kështu që nga sistemi i jonë i tretjes do të dal siç e kemi gëlltitur. Paralajmërimet që i kemi dëgjuar shpesh gjatë fëmijërisë, se çamçakëzat do të ngjiten në zorrë ose do të qëndrojnë brenda në organizëm për vite me rradhë – janë vetëm një mit.

 

Problemi mund të lind nëse në një kohë të shkurtër gëlltitni disa çamçakëz – kështu që ky “top” i patretshëm mund të jetë tepër i madh që të kaloj nëpër zorrë. Atëherë është koha që të vizitoheni tek mjeku. Kjo më e zakonshme është tek fëmijët, por fatmirësisht ndodh rrallë.