Çifti zbulon se si duket jeta me pesënjakë: 60 pelena, 40 shishe dhe 20 veshje në ditë!

Briana Turner dhe bashkëshorti i saj Jordan për dy vjet u përpoqën të kishin fëmijë, dhe më pas vendosën për fekondimin artificial. Ata pothuajse do të alivanoseshin kur kuptuan se nuk do të kishin një, jo dy, por pesë fëmijë.

Si duket në të vërtetë jeta me pesënjakë? Jo një, jo dy, por pesë foshnje lindën një çift i ri nga Kentucky pas fekondimit artificial. Me një dado dhe gjyshen, rritja e pesënjakëve është një betejë e përditshme.

Briana and Jordan Turner prindërit e pesënjakëve, të cilët mbushën një vit këtë muaj, zbulojnë se falë tyre jeta ju është bërë një betejë e përditshme me kohën dhe një mori angazhimesh me qëllim që pesnjakët të marrin gjithçka që u nevojitet.

Për të qenë fëmijët me rroba të pastra, çifti i ndihmuar nga nëna e Brianas dhe dadoja që jeton me ta, të paktën tre herë në ditë i lajnë rrobat në lavatriçe.

Jo një, jo dy, por me pesë fëmijë u gëzuan Briana dhe Jordani

Ata gjithashtu, brenda ditës u ndërrojnë 60 pelena atyre dhe të paktën 20 lloje veshjesh të ndryshme, shkruan “Mirror”.

Blerjet javore përfshijnë dhjetra shishe ushqimesh për fëmijë, qumësht dhe formula të ndryshme.

“Ne përgatisim vekte të panumërta në ditë. Duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj se çfarë hanë dhe si hanë, sepse imuniteti i tyre është ende i dobët, prandaj edhe shpesh nuk dalim jashtë. Por kur dalim atëherë jemi një atraksion i vërtetë. Më të lehtë e kemi që të dalim dy herë me ta, së pari me tre, pastaj me dy foshnjet tjera “, thotë nëna Briana.

Me kujdes planifikohet: Shishet e foshnjave janë të rregulluara sipas sasisë së qumështit që u nevojitet gjatë ditës
Ja si duket karroca e blerjeve e familjes Turner

“Menjëherë pas lindjes na u deshë që të blejmë furgon, nuk kishte shanse që të futeshim të gjithë në veturën e vjetër. Por ngadalë po e tejkalojmë edhe furgonin,” sqaroi Briana.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Jordan për dy vjet u përpoqën që të kishin një fëmijë, përpara se të vendosnin për fekondimin artificial. Jordani gati humbi ndenjat kur kuptoi se do të kishin pesënjakë. Për të ushqyer një familje kaq të madhe, pas lindjes së gruas, ai mori vetëm një javë pushim lindjeje dhe menjëherë u kthye në punë si shofer vinçi.

Pesënjakët këtë vit mbushën një vit

“Jeta jonë është e planifikuar deri në detajin më të vogël dhe duhet që t’i përmbahemi saktësisht orarit, me qëllim që pesnjakët të jenë të pastër, të rregulluar dhe të ushqyer. Ndonjëherë e gjithë kjo duket si një ëndërr e llodhshme, joreale … Vitin e kaluar isha si në mjegulla”, tha Briana.