Dieta më e shëndetshme e vërtetuar shkencërisht

Ushqimi ketogjenik konsiderohet si një nga mënyrat më efektive për të luftuar plakjen, forcon shëndetin e kockave dhe mban trurin në gjendje të vigjilencës së lartë për të zgjidhur problemet komplekse.

Një ekip mjekësh nga SHBA-të në partneritet me specialistët e ushqimit kanë vërtetuar se, dieta ketogjene është mënyra ideale për të humbur shpejt peshë dhe për të ruajtur shëndetin e gjithë organizmit, njoftoi Business Insider. Përveç kësaj, ushqimi ketogjenik konsiderohet si një nga mënyrat më efektive për të luftuar plakjen, e forcon shëndetin e kockave dhe e mban trurin në një gjendje të vigjilencës së lartë për të zgjidhur problemet komplekse.

Ushqimet e rekomanduara dhe të ndaluara gjatë të ushqyerit ketogjenik

Gjatë dietës ketogjenike, ju mund t’i përfshini ushqimet e mëposhtme:

  • Mish qengji, viçi dhe mish pule;
  • Vezë, peshk dhe ushqime deti;
  • Djathë me yndyrë të plotë dhe gjizë;
  • Peshk i bardhë dhe fileto peshku;
  • Vajra vegjetale me presion të ftohtë – vaj ulliri, ullinj;
  • Vaj kokosi;
  • Avokado, frutat të thata;
  • Kungull, shparg, tranguj.

Jo më pak e rëndësishme është që gjatë dietës ketogjenike të shmangni përdorimin e ushqimeve në vijim:

  • Bishtajore;
  • Drithëra;
  • Patate dhe produkte të tjera të niseshtesë;
  • Ushqime të përpunuara dhe të rafinuara;
  • Produktet me ëmbëlsues artificial;
  • Qumësht i freskët, jogurt dhe kos.

Shkencëtarët kanë zbuluar se dieta ketogjenike i ndihmon njerëzit që të ndërtojnë regjim personal të të ushqyerit, për të përmirësuar performancën e të gjithë organeve të brendshme, të cilat janë përgjegjëse për tretjen dhe aktivitetin kardiovaskular, gjë që zvogëlon rrezikun e çrregullimeve serioze të trurit siç është: sëmundja e Alzheimerit ose çmenduria.