Dietat shpien në depresion

Studimi tregoi se personat të cilët me sukses e largojnë peshën e tepërt trupore, ka gjasa që të jenë dyfish më të trishtuar, më të vetmuar dhe apatik.

Studimi i zhvilluar në Universitetin e Londrës tregoi se heqja e kilogramëve të tepërt nuk do të thotë lumturi, domethënë, mjekët kanë ardhur në përfundim se pas mbajtjes së ndonjë diete, njerëzit janë dyfish më të pakënaqur.

Shumica e njerëzve mendojnë se duke e zvogëluar masën e tepërt trupore, jeta do t’ju ndryshojë për mirë. Por hulumtimi më i fundit pretendon se zbatimi dhe mbajtja e dietave mund të rrisë rrezikun ndaj depresionit.

Studimi tregoi se personat të cilët me sukses e largojnë peshën e tepërt trupore, ka gjasa që të jenë dyfish më të trishtuar, më të vetmuar dhe apatik. Përveç kësaj, shumica e dietave janë rigoroze dhe zgjasin shumë, gjë që bën që shumë persona të cilët humbin peshë të ndihen keq.

Studimi përfshiu 2 000 persona me mbipeshë, të moshës mbi 50 vjeçare.