Diskutimi mbi kontracepsioni: A shkakton spiralja çrregullime të mikroflorës vaginale?

Mikroflora e dëmshme vaginale mund të çojë në infeksione ose në një gjendje të quajtur vaginoza bakteriale. Vaginoza bakteriale është rritja e baktereve të mira vaginale, të cilat shkaktojnë sekret me erë të pakëndshme. Kjo gjë prek pothuajse një të tretën e grave dhe zakonisht trajtohet me antibiotikë.

Spiralja kontraceptive lejon ovulimin dhe balancimin e hormoneve natyrore dhe nuk shkakton rrënien e flokëve, depresionin dhe shtimin në peshë, të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e barnave të tjera kontraceptive hormonale. Kjo është një nga pesë metodat alternative kontraceptive të rekomanduara nga shumë mjekë pikërisht sepse nuk ka efekt mbi hormonet.

Njejtë si zorrët edhe vagina është plot me baktere të mira. Ajo quhet mikroflora vaginale dhe mbron nga infeksionet, duke zvogëluar rritjen e baktereve dhe viruseve të këqija. Përveç kësaj, mikroflora e vaginës e ruan acidin natyror të vaginës dhe stimulon prodhimin e mukusit.

Megjithatë, nuk është natyrale që të vendosen mjete bakri dhe të plastikës në mitër, sepse mund të shkaktojnë dhimbje dhe efekte anësor më pak të njohura – ndryshimin e mikroflorës vaginale.

Nga ana tjetër, mikroflora e dëmshme vaginale mund të çojë në infeksione ose në një gjendje të quajtur vaginoza bakteriale. Vaginoza bakteriale është rritja e baktereve të mira vaginale, të cilat shkaktojnë sekret me erë të pakëndshme. Kjo gjë prek pothuajse një të tretën e grave dhe zakonisht trajtohet me antibiotikë.

Lidhja midis spiralës kontraceptive dhe vaginozës bakteriale nuk është një risi. Gratë e kanë përjetuar këtë problem 50 vjet më parë, kur për herë të parë u shfaq spiralja kontraceptive. Megjithatë, shkencëtarët vitin e kaluar zbuluan se spiralja kontraceptive e rrit dyfish rrezikun ndaj vaginozës bakteriale.

Spiralja është një nga pesë metodat alternative kontraceptive të rekomanduara nga shumë mjekë pikërisht sepse nuk ka efekt mbi hormonet

Nëse përdorni spirale dhe nuk i ndjeni pasojat e vaginozës bakteriale, kjo me të vërtetë është një lajm i mirë, por nëse vuani nga vaginoza bakteriale duhet të mendoni për ndryshimin e kontracepsionit me qëllim që të shmangni çrregullimet tjera shëndetësore.

Kini parasysh përdorimin e probiotikëve, të cilat janë provuar klinikisht se e përmirësojnë mikroflorën. Këshillë shtesë është që të shmangni të gjitha gjërat që e dëmtojnë mikroflorën vaginale, siç janë antibiotikët, spermacidet dhe xhelet për kujdesin intim. Vagina ka sistem efektiv të vetë-pastrimit dhe nuk ka nevojë që të përdoren produkte shtesë të kujdesit intim, shkruan www.mindbodygreen.com.