A duhet të lahet oriz para se të gatuhet?

Me larjen largohen papastërtitë dhe niseshtja nga kokrrat e orizit, por çka ndodh nëse nuk e lajmë. A e dini se çfarë është më së miri që të bëhet?

Oriz i paketuar mund të përmbajë papastërti, të cilat duhet të largohen përpara se të gatuhet. Prandaj, nënat dhe gjyshet me kujdes i kontrollojnë kokrrat e orizit para gatimit, por edhe e lajnë orizin.

Konspiratorët e larjes së orizit para gatimit, e bëjnë këtë sepse duan që të largojnë papastërtinë nga sipërfaqja, por edhe sepse nuk duan që ushqimi t’ju ngjitet. Nga ana tjetër, ata që nuk e lajnë orizin përpara gatimit, pohojnë se uji, përveç se e lan orizin, largon edhe shijen e tij.

Mos e lani oriz

Kuzhinierët e famshëm pretendojnë se, orizi nuk duhet të lahet nëse planifikoni që të përgatitni risoto, sepse do të lahet niseshtja e cila i jep shije kremoze ushqimit.

Lani orizin

Orizi rekomandohet që të lahet nëse e bleni refuz ose nëse vini re se është shumë i bardhë. Gjatë prodhimit drithërat ndonjëherë ndodh që të përzihen me miell orizi, glukozë ose aditivë të ngjashëm, me qëllim që produkti të jetë më i bardhë.

Mbani në mend, mjafton që orizin ta shpërlani një herë ose dy para gatimit. Uji në të cilin orizi gatuhet asnjëherë nuk do të jetë plotësisht i pastër.