Ekzistojnë ushqime që e plakin organizmin!

Ushqimet që përmbajnë komponimet AGE mund të përshpejtojnë procesin e plakjes, theksojnë profesionistët

Profesionistët paralajmërojnë se ushqimet që përmbajnë pafund sheqer (glycation), të njohura me shkurtesën AGE nga gjuha angleze që do të thotë advanced glycation end-products, mund të përshpejtojnë procesin e plakjes së organizmit.

Përbërjet AGE krijohen gjatë lidhjes së proteinave ose yndyrave me sheqerin. Mishi i i pjekur tepër, ose i pjekur në skarë, djathi dhe brumërat përmbajnë shumicën e këtyre përbërjeve të dëmshme.

Nëse herë pas here konsumojmë këtë lloj ushqimi, nuk do të ketë ndonjë efekte negativ  të rëndësishëm në organizëm, por megjithatë duhet të shmanget – të paktën kur bëhet fjalë për marjen e rregullt të këtyre ushqimeve.

Në grupin e ushqimeve që inkurajojnë procesin e plakjes bëjnë pjesë edhe: përpunimet e mishit, margarina, sheqeri i bardhë, pije e ëmbla të gazuara dhe pijet alkoolike.