Erëzat në kafen e mëngjesit për zemër të shëndoshë dhe energji

Kafja e mëngjesit mund të bëhet një pije e cila jo vetëm që do të na zgjojë, por duke shtuar disa lloje erëzash, do të sigurojë energji të mjaftueshme për të gjithë organizmin.

Të gjithë harrojmë për marrjen ditore të vitaminave dhe mineraleve. Por filxhanin e kafesë nuk e harrojmë. Problemi zgjidhet shumë lehtë – shtoni erëzat tuaja të preferuara dhe shijoni aromën dhe shijen e re, ndërsa në të njëjtën kohë e ruani shëndetin tuaj!

Kanellë për shëndetin më të mirë: përveç aromës së mrekullueshme, me kanellën në kafe ju do të shtoni edhe një grimcë antioksidant, ndërsa sipas hulumtimeve kjo erëz mbron shëndetin e zemrës dhe të trurit.

Xhenxhefil për eshtra më të forta: për shekuj me radhë përdoret për të ndihmuar  trajtimin e nauzes, zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve, uljen e kolesterolit dhe përmirësimin e tretjes. Grini xhenxhefil të freskët në kafen e ngrohtë.

Shafran i Indisë kundër depresionit: përveç se ushqimit i jep një shije të pasur ekzotike, kjo erëz mund të ndihmojë edhe shëndetin. Shafrani i Indisë përmban kurkumin – përbërës ky për të cilin kryhen vaxhdimisht hulumtime, ndërsa po të njejtat tregojnë se si ndikon pozitivisht në sëmundjet e ndryshme.

Studimet kanë treguar efektet pozitive të shafranit të Indisë në trajtimin e depresionit. Përveç këtyre efekteve, shafran i Indisë gjithashtu vepron pozitivisht edhe në probleme të tjera, si: dhimbje koke, kruajtje, sëmundjet që lidhen me traktin e tretjes, dhimbje të nyjeve.

Pluhuri Matcha për një jetë më të mirë seksuale: ky lloj pluhuri është një minierë e vërtetë e sterolit – i cili ndikon pozitivisht mbi imunitetin. Gjithashtu është i pasur me kalcium, magnez, fosfor, kalium, sumpur, natrium dhe hekur, por përmban edhe gjurmë të zinkut, bakrit, selenit, jodit, magnezit. Nga vitaminat, përmban vitaminë B1, B2, B6, B12, C, E dhe D3. Me ndihmën e substancave vitale, Matcha ndikon edhe në trajtimin e hormoneve, gjë që çon në balancimin hormonal dhe rrit energjinë psiko-fizike, gjë që do të ndikojë pozitivisht në jetën seksuale.