Foshnjat i kuptojnë prindërit në moshën gjashtëmuajshe

Prindërit duhet që tu flasin fëmijëve të tyre, sepse foshnjat do të kuptojnë gjithçka që u thuhet dhe në zhvillimin e mëtejshëm ata do të kenë aftësi më të mira gjuhësore

Shkencëtarët deri më sot besonin se fëmijët fillojnë ti kuptojnë fjalët e prindërve rreth vitit të parë të jetës, por kërkimet e reja tregojnë se kjo tashmë ndodh që prej moshës gjashtëmuajshe.

Për të testuar aftësitë e të kuptuarit të fjalëve, hulumtuesit filmuan një grup foshnjash të cilave u tregoni fotografi në monitorët e kompjuterëve dhe ju tregonin emrat e objekteve të shfaqura. Hulumtuesit vunë re se fëmijët e moshës gjashtë deri nëntë muajshe, me sy e kanë kërkuar makinën, këmbën ose mollën në kompjuter, pasi që u pyetën: “Ku është makina … këmba … molla?”

Profesoresha Elika Bergelson e Universitetit Duke, udhëheqëse në hulumtimin e ri, tha se foshnjat kuptojnë shumë më tepër. Kur u shqiptuan emrat e objekteve, rezultoi se foshnjat kaluan më shumë kohë duke kërkuar lidhjen e fotografive te të cilat ishin objekte të palidhura. Hulumutesit shpjegojnë se fëmijët vetëm me një vështrim e kanë bërë të qartë se “këmba dhe dora” janë të ngjajshme dhe të lidhura, se sa “këmba dhe një gotë qumësht”. Pas gugatmes simpatike të foshnjave fshihet një mendje e zgjuar dhe e mprehtë.

Foshnjat nuk do të jenë në gjendje të përgjigjen gojarisht, por ata do ta kuptojnë atë çka u thuhet

Bergelson beson se foshnjat gjashtëmuajshe e kuptojnë pothuajse të gjithë fjalorin me të cilin prindërit u drejtohen. Ajo i sugjeron prindërit që të bisedojnë me fëmijët e tyre, sepse foshnjat do të kuptojnë atë çka u thuhet që thonë dhe në zhvillimin e mëtejshëm ata do të kenë aftësi më të mira gjuhësore.

“Foshnjat gjashtë muajshe e kuptojnë pothuajse të gjithë fjalorin me të cilin prindërit u drejtohen, sa më shumë që kuptojnë aq më shumë do të ndërtojnë njohuri për të ardhmen”