Gabimet e mëngjesit, që ju pengojnë në humbjen e peshës

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por a jeni i sigurt se jeni në menynë e duhur? Ndoshta mëngjesi është fajtor për kilogramët e tepërt që keni marrë? Shikoni se cilat janë pesë gabimet e mëngjesit që ju pengojnë të humbni peshë.

Gjithkush e njeh rregullin se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Shkaku – ju jep energji dhe forcë, në mënyrë që trupi të ja dal mbarë me ngarkesat e ditës. Rreth 80% e personave që ndjekin një mënyrë të caktuar të të ushqyerit u dobësuan rreth 10 kg, pasiqë i kushtuan vëmendje të veçantë menysë së mëngjesit. Mëngjesi duhet të jetë i pasur me proteina dhe i shëndetshëm, dhe çdo gjë jashtë kësaj kornize që mund t’ju bëjë të vështirë humbjen e peshës.

Përdorni qumësht me yndyrë të plotë

Harrojeni makiaton, kapuçinon ose cilëndo kafe tjetër me qumësht me yndyrë të plotë, pasiqë në atë mënyrë i shtoni kaloritë e parashikuara për atë ditë. Në vend të kësaj, përdorni zëvendësues të tillë si qumësht orizi, qumësht bajamesh, kokos ose soje, të cilat nuk përmbajnë shumë yndyrë dhe reflektojnë më mirë në metabolizëm.

Shumë kripë

Më së miri është që mëngjesi të mos jetë i ëmbël (sufllaqe me reçel, kroasan me çokollatë, madje edhe drithëra me mjaltë), pasi që në vetëm një orë trupi përsëri do të sinjalizojë se është i uritur. Sidoqoftë, kujdes duhet të bëhet edhe me ushqimet e kripura, sepse natriumi rezulton me fryrje, mbajtje të gazrave dhe ujit, gjë që ndikon në proceset metabolike dhe metabolizmin. Më së miri përqendrohuni në erëza të tilla si biberi, borziloku ose përdorni kripë himalaje.

Mëngjesi është mjaft i rëndësishëm, por nuk është e nevojshme që të jetë vakti më me bollëk i ditës. E rëndësishme është që të jetë i pasur me proteina dhe të mos e mundoni shumë organizmin, sepse nuk do të jetë në gjendje të përpunojë të gjitha produktet.

Produkte të pasura me fibra

Fibrat janë të dobishme për trupin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës së tepërt, por nëse i keqpërdorni ato mund të çojnë në mbajtjen e gazrave, fryrje dhe metabolizmin të çrregulluar. Futini ato në menynë e ditës, jo vetëm në mëngjes.

Fruta për mëngjes

Fruta me të vërtetë janë të dobishme për trupin dhe janë pjesë e rëndësishme e çdo diete, por kjo nuk duhet të jetë baza e mëngjesit. Arsyeja është se nuk ka proteina në to, nuk ngopin, madje disa fruta përmbajnë shumë sheqer, kështu që përsëri do të dëshironi të konsumoni ushqim.