Gjashtë materiet ushqyese të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fetusit

Megjithëse shtesat ushqimore që përdoren paralindjes mund të ndihmojnë gratë shtatzëna, megjithatë rol të rëndësishëm ka ushqimi i duhur.

Çdo vit, shkencëtarët gjejnë informacion të reja sa i përket ushqimeve të ndryshëm dhe roli të tyre të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e fetusit, si dhe zvogëlimin e rrezikut të defekteve të lindjes dhe sëmundjet tek të sapolindurit. Megjithëse shtesat ushqimore të paralindjes mund të ndihmojnë tek gratë shtatëzëna, megjithatë rol të rëndësishëm ka ushqimi i duhur. Po ju paraqesim listën e materieve ushqyese që kanë rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e fetusit, si dhe dozën e rekomanduar ditore.

Proteinat

Aminoacidet, komponime nga të cilat krijohen proteinat, janë përgjegjëse për rritjen e indeve të foshnjës, por edhe për indet e nënës. Në grupin e ushqimeve që janë të pasura me proteina numërohen: mish jo i yndyrshëm, mishi i shpendëve, peshku, produktet e qumështit, vezët, bishtajoret dhe frutat e thata.

Kalciumi

Kalciumi është substancë minerale jashtëzakonisht e rëndësishme për rritjen e eshtrave të foshnjës. Përveç kësaj, marrja adekuate e kësaj materie zvogëlon rrezikun e humbjes së masës kockore te nëna e ardhshme. Burimet e mira të kalciumit përfshijnë qumështin dhe produktet e qumështit, perimet me gjethe të gjelbërta, salmoni, sardelet, skumbri, bishtajoret dhe kumbullat e thata.

Folate

Kjo vitaminë e grupës B ka rol mbrojtës në zhvillimin e defekteve të tubit nervor siç është spina bifida. Duke pasur parasysh se defektet e përmendura shfaqen në 28 ditët e para pas mbarësimit, para se shumica e grave të jenë të vetëdijshme për shtatzaninë e tyre. Të gjitha grave në periudhën riprodhuese u rekomandohet që të përdorin sa më shumë artikuj ushqimor që janë të pasura me folate, si dhe të marrin shtesa të acidit folik nëse planifikojnë shtatzani. Disa nga artikujt ushqimor që janë të pasura me acid folik janë spinaqi, bishtajoret, brokoli, lulelakra, lakrat, gruri, maja e birrës, portokalli, e verdha e vezëve, mëlçia, salmoni dhe qumështi.

Vitamina C

Studimet e fundit kanë treguar se vitamina C mund të zvogëlojë rrezikun e lindjes së parakohshme. Gjithashtu, shkencëtarët besojnë se vitamina C ka rol të pazëvendësueshëm në sintezën e kolagjenit. Burime të vitaminës C janë: citruset, specat, luleshtrydhet, domatet, lakra, shegët, patatet, perimet me gjethe, brokoli.

Hekuri

Hekuri luan rol të rëndësishëm ai për nënën ashtu edhe për foshnjën e saj – duke ndihmuar transferimin e oksigjenit përmes gjakut në qeliza, si dhe për  ruajtjen e funksioneve të muskujve dhe organeve. Burime të mira hekurit gjenden tek: mishi i kuq, guacat, peshku, mishi i pulës, drithërat dhe perimet.

Acidet yndyrore Omega-3

Edhe pse nuk ka rekomandime për dozën ditore të acideve yndyrore omega-3 gjatë shtatzënisë, dihet se ata kanë rol të rëndësishëm në këtë periudhë të jetës. Janë të rëndësishme për rritjen e trurit, për sytë, si dhe për sistemin nervor të foshnjës. Burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 janë: peshku i yndyrshëm, farat e lirit, tofu, arrat dhe vaji canola.