Gjumi i pasdites – deri në sa vjeç duhet të flejë një fëmijë?

Gjumi i pasdites është një nevojë psikologjike, e nevojshme në çdo periudhë të jetës, e sidomos në zhvillimet e hershme të fëmijërisë.

Duke filluar nga viti i dytë, e sidomos nga viti i tretë, fëmijët e konsiderojnë veten “të mëdhenj” dhe presin trajtimin e duhur. Por nuk duhet harruar se edhe faza e sfidës dhe kokëfortësisë është karakteristikë e asaj moshe, ndaj fëmijët nuk duan të pushojnë së luajturi, të notojnë dhe aq më pak të shtrihen në shtrat e të flenë. Problemet lindin kur prindërit përfundimisht dorëzohen. Fatkeqësisht, shumë prindër i kënaqin fëmijët e tyre për të shmangur grindjet, veçanërisht kur bëhet fjalë për kohën e gjumit.

Fëmija dy vjeçar është jashtëzakonisht aktiv, duke shpenzuar shumë energji teksa eksploron botën që e rrethon. Prandaj, ai ka nevojë për një sasi të madhe të gjumit për të rikthyer forcën e tij: 12 orë gjatë natës dhe një deri në dy orë gjatë ditës.

Nëse fëmija zgjohet rreth orës 7 të mëngjesit, koha e duhur për një sy gjumë pasdite është ora 13:00 ose më herët.

Prindërit gabojnë nëse e vendosin fëmijën në shtrat shumë vonë ose menjëherë pas drekës, sepse duhet të kalojë pak kohë për shkak të tretjes. Detyra juaj është të dalloni shenjat e lodhjes tek fëmija: a zvarritet gjatë drekës, a i fërkon sytë…? Nëse lodhja është e dukshme, zhvendosni kohën e drekës.

Gjumi i pasdites është një nevojë psikologjike, e nevojshme në çdo periudhë të jetës, e sidomos në zhvillimet e hershme të fëmijërisë.

Pushimi i pasdites zgjat nga një deri në dy cikle gjumi, domethënë nga 70 minuta deri në dy orë e gjysmë. Është e rëndësishme ta lini fëmijën të zgjohet vetë. Ndodh shpesh që t’i zgjojmë fëmijët, sepse mendojmë se nuk do të arrijnë të flenë në mbrëmje. Megjithatë, është e kundërta! Nëse fëmija mëson të luftojë gjumin, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe natën.