Gjumi në errësirë e rregullon ritmin ditor të organizmit

Proceset fiziologjike që e kontrollojnë ciklin ditor të gjumit dhe zgjimit, urinë, nivelin e aktivitetit, temperaturën e trupit, nivelin e hormonit melatonin në gjak dhe shumë karakteristika të tjera fiziologjike quhet ritëm endogjen cirkadik.

Sipas Qendrës amerikane për kontrollin e sëmundjeve, shumica e njerëzve nuk flenë mjaftueshëm. Megjithëse dihet rëndësia e gjumit për shëndetin, nevoja për të fjetur në errësirë injorohet në masë të madhe.

Ekspozimi ndaj ndryshimit normal të dritës dhe errësirës e rregullon ritmin e qarkullimit. Nëse ritmi qarkullues i trupit çrregullohet, kjo gjë mund të rrisë rrezikun e disa sëmundjeve, përfshirë obezitetin, diabetin dhe kancerin e gjirit. Proceset fiziologjike që e kontrollojnë ciklin ditor të gjumit dhe zgjimit, urinë, nivelin e aktivitetit, temperaturën e trupit, nivelin e hormonit melatonin në gjak dhe shumë karakteristika të tjera fiziologjike quhet ritëm endogjen cirkadik. Rrethi i plotë i ritmit cirkadik është përafërsisht, por jo dhe 24 orë. Ai u zhvillua gjatë tre miliardë vjetëve të evolucionit të njeriut në tokë, edhe atë në kontekst të ndryshimit të dritës dhe të natës. Ai është i futur thellë në gjenet tona.

Organizmi ynë mbështetet në diell për atë ritëm që të rregullohet dhe mirëmbahet saktësisht 24 orë, për aq kohë sa zgjat dita. Drita dhe errësira janë sinjale të rëndësishme për atë ritëm. Nëse një person vendoset në një dhomë të errët dhe nuk ka të dhëna për kohën, cikli i tij cirkadik do të zgjaste përafërsisht 24 orë, por jo saktësisht aq. Megjithatë, me kalimin e kohës duke mos u mbështetur në diell, personi gradualisht do të humbet pajtueshmërinë e plotë me njerëzit jashtë. Gjatë natës, në errësirë, temperatura e trupit bie, metabolizmi ngadalësohet, ndërsa niveli i hormonit melatonin në gjak rritet në mënyrë drastike. Kur dielli të lind në mëngjes, melatonina fillon të bjerë dhe ne zgjohemi. Ky tranzicion fiziologjik natyror në kalimin e gjendjes së natës dhe daljes nga gjendja e natës është mjaft i lashtë ndërsa hormonet melatonin janë kyç që ky proces të zhvillohet siç duhet.