Hormoni prolaktin e zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2

Prolaktina është hormon shumë qëllimor dhe nuk ka të bëj vetëm me shtatzaninë dhe gjidhënien, por ka rol të rëndësishëm edhe në shumë funksione të tjera biologjike, si metabolizmi, rregullimi imunologjik dhe ekuilibri i ujit në organizëm.

Hormoni prolaktin i cili zakonisht shoqërohet me gjidhënien, mund të luajë rol në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2, tregon studimi i ri.

Në fakt është vërejtur se gratë që kanë nivel më të lartë të prolaktinës, por akoma brenda kufijve normal, kanë një rrezik prej 27% më të ulët ndaj zhvillimit të diabetit të tipit 2 në krahasim me gratë, tek të cilat niveli i këtij hormoni është më i ulët, brenda kufijve normal.

Prolaktina është hormon shumë qëllimor dhe nuk ka të bëj vetëm me shtatzaninë dhe gjidhënien, por ka rol të rëndësishëm edhe në shumë funksione të tjera biologjike, si metabolizmi, rregullimi imunologjik dhe ekuilibri i ujit në organizëm.

Gjithashtu, studimet e mëparshme kanë treguar se prolaktina mund të ndikojë në sekretimin e insulinës dhe ndjeshmërisë ndaj insulinës.

Por, sipas mendimit të ekspertëve, akoma nuk mund të thuhet se diabeti mund të parandalohet me ndryshimin e përqendrimit të prolaktinës. Nevojiten hulumtime të mëtejshme për të konfirmuar këtë.