Hulumtim: Prindërit nuk e vlerësojnë seriozisht sasinë e sheqerit që u japin fëmijëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon se konsumi ditor i sheqerit duhet të jetë më pak se 10% nga konsumi i përgjithshëm energjik ditor, qoftë te fëmijët ose të të rriturit

Shkencëtarët gjerman të Institutit “Max Planck” kanë paralajmëruar se shumica e prindërve nuk i njohin vlerat ushqyese, por as edhe sasinë e sheqerit të ushqimit që u japin fëmijëve. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se ato nuk e vlerësojnë seriozisht asnjërën nga këto të dyja.

Shumica e shufrave të tërshërës që i bleni në shitore, përmbajnë mjaft sheqer dhe kimikate dhe të njëjtat mund të çojnë në uljen e nivelit të energjisë mbrenda ditës. Në fund rezulton se është e njejtë nësë i keni dhënë fëmijës të haj një shufër tërshëre ose një çokollatë. Shkencëtarët shpesh kujtojnë se përbërësi i zakonshëm i shufrave energjike të tërshërës është pikërisht shurupi i orizit integral, i cili është përbërës i zakonshëm tek bonbonet.

Parorit e bardha të freskëta dhe të nxehta, sipas shkencëtarëve gjerman, është e njëjtë si buka e bardhë (shumë karbohidrate)

Rezultatet nga testimi i kryer në Institutin gjerman “Max Planck” dhe në Universitetin e Mannheim treguan se, 74% nga 305 prindër nuk e dinin sasinë e sheqerit (të shprehur në kube) që përmbanin ushqimet që u dhanë për vlerësim. Kryesisht u përdorën shufra energjike nga tërshëra, lëng portokalli i blerë në shitore, jogurt, Coca-Cola, pica dhe keçap.

Vlerësimi i prindërve ishte mjaft i keq kur bëhej fjalë për jogurtin e pemëve. Rreth 92% e të anketuarve nuk e dinin se ato përmbajnë të paktën 7 kube sheqeri për gotë. Rreth 84% e prindërve e vlersuan keq edhe sasinë e sheqerit të lëngut të portokallit i blerë në shitore.

Kurth janë edhe drithërat e përpunuara dhe ato me përmbajtje të reduktuar të fibrave

Jogurti i frutave mund të përmbajë edhe deri në 17 gram sheqer, çka nuk është larg nga një porcion akullore, i cili përmban 20 gram sheqer. Fëmijës është mirë t’i ofroni jogurt të thjeshtë që përmban më pak yndyrë, me kusht që të mos përmbajë sheqerna të shtuara.

Parorit e bardha të freskëta dhe të nxehta, sipas shkencëtarëve gjerman, është e njëjtë me bukën e bardhë (shumë karbohidrate). Më së miri është që të zgjidni parori nga mielli integral me pak gjalpë kikirikash, për shkak të proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme të cilat do ta mbajnë fëmijën të ngopur më gjatë.

Kurth janë edhe drithërat e përpunuara dhe ato me përmbajtje të reduktuar të fibrave. Ato është mirë ti zëvendësoni me drithëra “të thjeshta”.

Shumica e shufrave të tërshërës që i bleni në shitore, përmbajnë mjaft sheqer dhe kimikate

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon se konsumi ditor i sheqerit duhet të jetë më pak se 10% nga konsumi i përgjithshëm energjik ditor, qoftë te fëmijët ose të të rriturit. Pra, në konsumin e përditshme të 2000 kcal, sheqeri duhet të jetë 200 kcal. Kjo është përafërisht rreth 10 qese sheqer kafeje. Për fëmijët të moshës 7 deri 10 vjeç, kjo do të thotë më së shumti 15 kube sheqeri.