Ilaçe natyrale kundër hemorroideve

Dhimbje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe gjakderdhje gjatë shkarkimit të zorrëve, janë simptomat kryesore të kësaj sëmundje, e cila zakonisht shkaktohet nga ushqimi jo i rregullt, të ndejturi ulur gjatë, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, por edhe nga konsumi i alkoolit.

Sipas të dhënave statistikore, rreth një e treta e njerëzve vuajnë nga hemorroidet, sëmundje e cila në mënyrë të konsiderueshme e kërcënon cilësinë e jetës. Në fakt, hemorroidet janë vena të zgjeruara në pjesën e anusit, të cilat mund të jenë të jashtme dhe të brendshme.

Dhimbje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe gjakderdhje gjatë shkarkimit të zorrëve, janë simptomat kryesore të kësaj sëmundje, e cila zakonisht shkaktohet nga ushqimi jo i rregullt, të ndejturi ulur gjatë, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, por edhe nga konsumi i alkoolit. Por, nganjëherë hemorroidet mund të kenë të bëjn me me mëlçinë, si dhe me kancerin e zorrëve.

Ekzistojnë disa receta, të cilat mund të ju vijnë në ndihmë në trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Për njerëzit, gjithmonë ka qenë e njohur se fiku zgjidh problemet e kapsllëkut, me të edhe vështirësitë që shkaktohen nga hemorroidet. Receta në vazhdim rekomandohet që të zbatohet për një muaj: në një gotë ujë vendosni tre deri katër fiq të thatë dhe lëreni të qëndrojnë brenda natës, në mëngjes mund t’i hani dhe të pini uji ku qëndruan. Farat e fikut stimulojnë lëvizjen e zorrëve dhe lehtësojnë shkarkimin e tyre. Kur largohet presioni i anusit, largohen edhe hemorroidet.

Në trajtimin e hemorroideve, rezultate të shkëlqyera japin edhe rrepkat e bardha. Rekomandohet që një rrepkë e bardhë të grihet dhe pastaj ta përzieni me një lugë çaji mjaltë. Të konsumohet në mëngjes, në stomakun bosh. Nga kjo perime mund të përgatitet edhe lëng në të cilin duhet të shtoni pak kripë. Doza e rekomanduar ditore për në mëngjes dhe në mbrëmje është 50 ml. Një rrepkë e përzier me qumësht në blender, është balsam efektiv me të cilin hemorroidet mund të lyhen çdo ditë, largon ënjtjen dhe dhimbjen.