Inçizimi 4D tregon se si fëmija në stomak ha, qan dhe teshtin

Shikoni ultrazërin 4D, është shumë interesant sepse me ndihmën e teknologjisë mund të shihni përditshmërinë e foshnjës në stomak.

Siç rritet foshnja në stomak, ashtu edhe jeta e tij bëhet gjithnjë e më interesante ku me ndihmën e teknologjisë mund t’i monitorojmë të gjitha këto. Në këtë video, foshnja ha, teshtin dhe qan dhe bën grimasa shumë të lezetshme në fytyrë.

Çfarë bën foshnja në bark?

Shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë mund të bëjë fetusi gjatë shtatzënisë dhe disa gjëra me siguri do t’ju habisin. Foshnja tani më fillon me lemzën në fund të tremujorit të parë apo në fillim të tremujorit të dytë. Ndonjëherë nënat e ndiejnë atë vetëm përkohësisht, dhe ndonjëherë është kjo është vetëm një seri lëvizjesh ritmike. Gjithashtu, me ndihmën e ultrazërit 4D, ata zbuluan se foshnjat mund të buzëqeshin deri në javën e 24-të. Në javën e 36-të, foshnjat mund të bëjnë grimasa të tjera të fytyrës, të tilla si ulja e vetullave, rrudhja e hundës ose shtrirja e buzëve. Përveç kësaj, foshnjat në barkun e nënës shpesh gogësijnë dhe thithin gishtat.

Edhe të qarat nuk janë të panjohura për foshnjat në barkun e nënës. Një studim zbuloi se zhurma e ulët brenda në barkun e nënës ngjasonte me të qarat tek fetuset në tremujorin e tretë. Foshnja hap gojën, merr frymë në mënyrë të parregullt, madje shkencëtarët vunë re edhe dridhje të buzëve.

Përktheu dhe përshtati:S.N