Introvert dhe ekstrovert – Cili tip jeni ju?

Ndryshe nga ekstrovertët, introvertët nuk kanë nevojë për shoqërinë e njerëzve të tjerë për t'u kënaqur, ndërsa për ekstrovertët është e paimagjinueshme të mos jenë në shoqëri.

Si i mbushni bateritë? E kaloni kohën e lirë me shoqërinë apo zgjedhja juaj gjithmonë është një libër i mirë në ambientet e shtëpisë tuaj?

Secili prej nesh dëshiron të kalojë kohën në një mjedis që e bën të ndjehet mirë, kështu që disa prej nesh duan të takojnë njerëz dhe shoqëri të reja, ndërkohë që individë të caktuar gjithmonë zgjedhin vende dhe situata të njohura.

Cilat janë tiparet kryesore të ekstrovertit dhe introvertit:

Introvertit i duhet kohë për t’u përshtatur në një shoqëri të panjohur, ai sigurisht që nuk është ylli kryesor i zbavitjes me njerëz të panjohur. Introverti nuk e pëlqen faktin kur ndonjë i huaj ia ngulit sytë, as nuk dëshiron të bisedojë, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka asgjë për të thënë.

Nëse keni nevojë për shoqëri për t’i mbushur bateritë, nëse aktivitetet tuaja të pavarura nuk ju ofrojnë kënaqësi, nëse dëshironi të jeni të rrethuar nga shumë njerëz dhe të shijoni situatat kur të gjithë ju shikojnë juve (në kuptimin pozitiv), ka shumë gjasa që të jeni ekstrovert.

Ndryshe nga ekstrovertët, introvertët nuk kanë nevojë për shoqërinë e njerëzve të tjerë për t’u kënaqur, ndërsa për ekstrovertët është e paimagjinueshme të mos jenë në shoqëri.

Shoqëria e dy personave introvert, mund të duket ashtu që ata së bashku argëtohen në aktivitete të pavarura. Por, gjithashtu për orë të tëra mund të flasim për një temë të përbashkët.