Ja cila grup i gjakut shqetësohet më së shumti

Grupi i gjakut na jep shumë informacion shëndetësor, një prej tyre është se si të ia dalim në krye me stresin

Si të ia dilni në krye me stresin varet nga grupi juaj i gjakut. Është vërtetuar shkencërisht se njerëzit me grupin A të gjakut janë më të prekur nga stresi. Kjo ndodh për shkak se ata kanë nivel më të lartë të kortizolit në gjak, hormonin përgjegjës për stresin, që do të thotë se ata janë më të prekur nga stresit sesa njerëzit e grupeve tjera të gjakut.

Aktiviteti fizik është mënyra më e mirë për t’u marrë me stresin. Njerëzve me grupin A të gjakut u rekomandohen aktivitete fizike të lehta, të tilla siç janë  tai chi dhe yoga, të cilat zvoglojnë nivelin e kortizolit.

Njerëzve me grupin A të gjakut u rekomandohen aktivitete fizike të lehta, të tilla siç janë tai chi dhe yoga, të cilat zvoglojnë nivelin e kortizolit.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit me grupin 0 të gjakut, përballen më mirë me situatat e vështira, por gjithashtu kanë nevojë për ndihmë për ta hequr qafe hormonin kortizol. Kjo më së miri bëhet me ushtrime të fuqishme të cilat menjëherë do t’ju largojnë ndjenjën e stresit.

Njerëzve me grupin B të gjakut u përshtatshmet më shumë yoga dhe forma të tjera të lehta të ushtimeve, ndërsa njerëzit me grupin AB të gjakut funksionojnë më së mirë kur rutina ditore është e balancuar, pa luhatje të tepruar në situata stresuese.