A janë më të zgjuar njerëzit që mbajnë syza?

Ekspertët nga Universiteti i Edinburgut publikuan rezultatet e një projekti të gjerë, qëllimi i të cilit ishte të zbuloj se cilat gjene ndikojnë në nivelin e "funksionit të përgjithshëm njohës", tregues kyç i inteligjencës.

Njerëzit të cilët mbajnë syze shpesh mendojnë se janë më të mençur sesa të tjerët dhe duket se kanë të drejtë, të paktën kështu thonë shkencëtarët.

Ekspertët nga Universiteti i Edinburgut publikuan rezultatet e një projekti të gjerë, qëllimi i të cilit ishte të zbuloj se cilat gjene ndikojnë në nivelin e “funksionit të përgjithshëm njohës”, tregues kyç i inteligjencës.

Një nga rezultatet është ai që, njerëzit me nivel më të lartë të funksionit njohës shpesh mbajnë syze ose thjerrëza optike. Shkencëtarët në kuadër të hulumtimit analizuan 300 486 persona të moshës 16 deri 102 vjeçare, botuar në revistën shkencore “Nature Communications”.

Ata zbuluan se me intelegjencën kanë të bëjnë 148 gjene.

Personat më inteligjentë përdornin syza ose thjerrëza optike 30% më shpesh, ose ishin të predispozuar gjenetikisht që t’i përdornin ato në të ardhmen.

Megjithatë, mos u gëzoni nëse jeni largpamës. Në fakt hulumtimi tregoi se, marrëdhënia pozitive ndërmjet inteligjencës dhe shikimit u referohet vetëm personave me miopi ose shkurtpamësi.

Studimi gjithashtu tregoi lidhjen midis niveleve më të larta të funksioneve njohëse dhe problemeve shëndetësore, siç janë sëmundjet kardiovaskulare dhe hipertensionit (tensioni i lartë i gjakut) dhe depresioni.