Ju mundon urthi: Ja si ta luftoni atë në 15 minuta

Me një lugë të vogël merrni oriz dhe gëlltiteni atë të papërpunuar. Oriz në vetvete do t'i grumbullojë të gjitha acidet e tepërta, ndërsa lehtësimin do ta ndjeni në vetëm 15 minuta.

Sapo të ndjeni se fillon të ju djeg fyti dhe keni ndjenjë të pakëndshme të thartirës, gjëja e parë që mund të bëni është të pini një gotë ujë, e cila do të lajnë acidin në stomak. Nëse kjo nuk ndihmon, atëherë ekzistojnë mënyra të tjera që do të ndihmojnë në lehtësimin e kësaj ndjenje të pakëndshme.

Urthi është një gjendje jashtëzakonisht e sikletshme dhe shkaktarët e tij nuk janë të njejtë për të gjithë.

Këto janë disa truke të cilat me siguri që do t’ju ndihmojnë në një afat të shkurtër kohor:

  • Flini në krahun e majtë, sepse në këtë mënyrë acidi i stomakut kalon më shpejt në zorrë dhe liron mundësinë e kthimit të acidit. Këshillë plus është që të mos shtriheni menjëherë pas ushqimit.
  • Mbushni dy gota me ujë të ftohtë. Njëra gotë le të jetë e mbushur plotë, ndërsa tjetra gjysëm dhe në të tretni dy lugë çaji sodë buke. Përziejeni dhe pijeni. Gotën e parë pijeni për të neutralizuar shijen e sodës së bukës.
  • Me një lugë të vogël merrni oriz dhe gëlltiteni atë të papërpunuar. Oriz në vetvete do t’i grumbullojë të gjitha acidet e tepërta, ndërsa lehtësimin do ta ndjeni në vetëm 15 minuta.
  • Përgatitni çaj prej xhenxhefili. Ai do të forcojë lukthin dhe do të parandalojë acidet.