Kajsitë dhe kumbullat e thata – ilaç natyral për forcimin e imunitetit

Kajsitë e thata janë të mira për funksionimin e duhur të zemrës, përmirësojnë funksionin e trurit, shikimin, normalizojnë tensionin, ndërsa kumbullat e thata janë burim i pasur i antioksidantëve, ndërsa përmbajnë vitaminë A, hekur dhe kalium

Kajsitë janë fruta me pak kalori, të pasura me vitamin A, B2, B3 dhe C, përmbajnë magnez 10 herë më shumë se frutat tjetër, janë të pasura me kalcium, hekur, karoten… Pa marrë parasysh nëse i hani të thata apo të freskëta, ato janë burim i madh i fibrave.

Studimet kanë treguar se disa përbërës të kajsive të thata mund të pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene. Kajsitë e thata janë ilaç natyral për funksionimin e duhur të zemrës, e përmirësojnë funksionin e trurit, shikimin, e normalizojnë tensionin dhe janë diuretikë të shkëlqyeshëm.

Nga ana tjetër, kumbullat e thata përfaqësojnë burim të pasur të antioksidantëve. Ata janë të pasura me vitaminë A, hekur dhe kalium. E përmbushin dëshirën për ëmbëlsi, pa shkaktuar çmenduri të sheqerit në gjak, pasiqë përmbajnë ëmbëlsues natyrorë: fruktozë dhe sorbitol. Kumbullat e thata janë një “ilaç” i mrekullueshëm kundër problemeve digjestive dhe në mënyrë të përkryer ndihmojnë ndaj kapsllëkut.

Recetë për forcimin e sistemit imunitar

Gjërat e nevojshme:

  • 200 gr kajsi të thata
  • 100 gr kumbulla të thata
  • 100 gr arra
  • 2 lugë mjaltë

Përgatitja:

Bluani kajsitë e thata, kumbullat e thata dhe arrat. Shtoni 2 lugë mjaltë dhe përzijeni. Përzierjen vendoseni në një kavanoz të mbyllur fort dhe mbajeni në frigorifer. Konsumoni nga një lugë në mëngjes para ushqimit dhe natën para se të fleni gjumë.