KALENDARI KINEZ QË PARASHIKON GJININË E FËMIJËS: Provojeni vetë dhe shikoni nëse është vërtet i besueshëm

Kjo tabelë e vjetër mund të përdoret për të parashikuar gjininë e fëmijës në bazë të moshës së nënës dhe muajin kur fëmija është ngjizur. Testojeni vetë!

Se sa i saktë është ky kalendar 700-vjeçar nga dinastia “Qing”, nuk mund ta konfirmojmë me siguri. Ndoshta ka një shans 50/50 për të hamendësuar gjininë bazuar në dy kohëzgjatjet. Por duke qenë se çdo grua shtatzënë është e interesuar për këtë, të paktën deri në momentin kur gjinekologu ju thotë në kontrollin e parë nëse keni një vajzë apo një djalë, deri atëherë mund të argëtoheni me këtë metodë parashikimi.

Si të përdorni kalendarin kinez?

Në shiritin e sipërm (pjesa blu-turkuaz) gjeni muajin ose periudhën kur fëmija juaj është ngjizur dhe më pas zbrisni atë vijë derisa të arrini në katrorin që është në përputhje me vitin tuaj të lindjes. Meqenëse kinezët ju konsiderojnë tashmë një vit më të vjetër në momentin e lindjes, ju duhet t’i shtoni një vit numrit të moshës tuaj.