Këshilla të dobishme se si të lehtësoni tensionin e muskujve në mënyrë natyrale

Në ndihmë mund t'ju vijnë bimët e veçanta shëruese, artikujt ushqimorë, si dhe disa vitamina dhe minerale.

Nëse shpesh keni dhimbje ose ngërçe të muskujve, përveç relaksimit, tërheqjes së lehtë dhe masazhit, në ndihmë mund t’ju vijnë edhe bimët e veçanta shëruese, artikujt ushqimorë, si dhe disa vitamina dhe minerale.

Për shembull nëse vaji i kamomilit aplikohet në pjesët ku ndjeni dhimbje dhe tension, shumë shpejt do t’ju ndihmoj muskujve që të relaksohen. Gjithashtu, kapsaicina e specave djegës është një përbërës mjaftë i zakonshëm i kremrave të ndryshëm kundër dhimbjeve pasi që mënyrë natyrale e stimulon relaksimin e muskujve. Mund të jetë mjaft i dobishëm sidomos për personat që vuajnë nga artriti reumatoid dhe fibromialgjia.

Shkak për ngërçe të shpeshta të muskujve mund të jetë edhe mungesa e vitaminës D. Që t’i siguroni trupit tuaj mjaftueshëm vitaminë D, rekomandohet që çdo ditë të ekspozoheni në diell (më së miri për disa minuta nëse nuk përdorni kremra me UV faktorë), por edhe me përdorimin e shtojcave dietike të cilat përmbajnë vitaminë D.

Magnezi është veçanërisht i rëndësishëm për funksionin normal të muskujve dhe nervave, ndërsa një nga këshilla kryesore për tensionin dhe dhimbjet muskulare është rritja e konsumit të magnezit. Përveç shtojcave dietike, magnezi gjendet edhe në banane, bajame, fara luledielli dhe bishtajore.