Mandarinat – 7 arsyet fantastike pse duhet t’i konsumoni çdo ditë

Si një ushqim ideal për forcimin e imunitetit dhe për formën trupore, rekomandohet mandarina e cila për nga përmbajtja është e ngjashme me portokallin: është e pasur me vitaminë C dhe A, acid folik dhe kalium, vitaminat e grupës B, kalcium, magnez, zink, bakër dhe hekur.

Mandarinat janë fruta të pasura me vitaminë C, të cilat e mbrojnë imunitetin nga gripi, ndihmojnë në mirëmbajtjen e formave trupore dhe janë shumë të shijshme.

Mandarinat për formën trupore

Si një ushqim ideal për forcimin e imunitetit dhe për formën trupore, rekomandohet mandarina e cila për nga përmbajtja është e ngjashme me portokallin: është e pasur me vitaminë C dhe A, acid folik dhe kalium, vitaminat e grupës B, kalcium, magnez, zink, bakër dhe hekur.

E ulin kolesterolin e keq

Studimet kanë treguar se lëvorja e mandarinës përmban lëndë ushqyese, të cilat e ulin kolesterolin e keq në mënyrë efektive.

Parandalojnë obezitetin

Shkencëtarët kanë zbuluar se përbërësit e fshehur ushqimor në mandarina parandalojnë shtimin në peshë, ofrojnë mbrojtje kundër diabetit të tipit 2 dhe aterosklerozës. Këto janë sëmundje të cilat janë përgjegjëse për shfaqjen e sulmit në zemër, por edhe e goditjes në tru.

Ideale për përgatitjen e vakteve

Mandarina është frut i cili mund të përdoret në ushqime të ndryshme, sidomos në sallata të freskëta.  Lëng u mandarinave gjithashtu mund të përdoret edhe në përgatitjen e pastave, ndërsa është një shtojcë e mirë edhe në përgatitjen e ëmbëlsirave. Gjithashtu, lëngu i mandarinave mund të përdoret në përgatitjen e ushqimeve me mish të pulës ose peshk.

Të mira për lëkurën

Nga mandarinat gjithashtu bëhen edhe maska për fytyrën, e cila shërben për pamje të shëndetshme dhe me shkëlqim të lëkurës. Merrni katër feta mandarinë, hiqni farat dhe përzijeni në blender së bashku me një lugë jogurt dhe një lugë mjaltë. Aplikoni në fytyrë dhe qafë, lëreni të veproj për 10 deri në 20 minuta, pastaj lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Maskën mund ta përdorni dy herë në javë nëse keni lëkurë të yndyrshme ose një herë në javë nëse keni lëkurë të thatë ose normale.

Përmirëson gjendjen shpirtërore 

Besoni ose jo, mandarinat mund ta përmirësojnë gjendjen shpirtërore, pretendojnë nga klinika Mayo. Era e mandarinës ndihmon gjatë stresit, depresionit dhe ankthit. Nëse keni një ditë të keqe dhe dëshironi të ndiheni më të relaksuar, provoni të konsumoni mandarina.

Mandarinat e rënda janë më të mira

Zgjidhni mandarina më të rënda, sepse ato përmbajnë më shumë ujë dhe lëng. Në mënyrë që të mos i humbasin materiet ushqyese të vlefshme, mandarinat rekomandohet që të mbahen larg dritës. Është mirë që të konsumoni deri në shtatë ditë që nga koha kur i keni blerë.