Mbipesha në adoleshencë rrit rrezikun ndaj kancerit pankreatik

Mendohet se hulumtimet e mëtejshme mund të kontribuojnë në një kuptim më të mirë të lidhjes midis obezitetit dhe kancerit.

Mbipesha gjatë periudhës së adoleshencës, rrit për katër herë rrezikun e zhvillimit të kancerit vdekjeprurës të pankreasit në periudhën madhore, tregon një studim i ri. Tashmë prej kohësh është e njohur se mbipesha mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit pankreatik, ndërsa këto rezultate të reja edhe më shumë tregojnë se mbipesha në adoleshencë mund të ndikojë ndaj rrezikut të kësaj sëmundjeje.

 

Profesionistët thonë se, duhet theksuar fakti se kanceri i pankreasit është shkaku i tretë kryesor i vdekjes nga kanceri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa mbijetesa pesë vjeçare është më pak se 10%.

 

Supozohet se obeziteti në periudhën e adoleshencës e rrit inflamacionin, i cili mund të dëmtojë qelizat e pankreasit dhe të rrisë rrezikun ndaj kancerit. Mendohet se hulumtimet e mëtejshme mund të kontribuojnë në një kuptim më të mirë të lidhjes midis obezitetit dhe kancerit.