Me kanellë kundër gripit

Ky kombinim e rregullon me sukses nivelin e sheqerit në gjak, e përshpejton metabolizmin dhe ndikon në uljen e kilogramëve të tepërt.

Kanella është burim i shkëlqyer i bakrit, zinkut, manganit dhe hekurit, si dhe është i pasur me vitaminën C dhe K. Nëse atë do ta përdorni rregullisht tek të ushqyerit e juaj, gjatë stinës së vjeshtës ju do të rrisni rezistencën e organizmit.

Në raste të gripit (por edhe në qoftë se dëshironi të humbni peshë), përgatiteni këtë pije. Ngroheni gjysmë litër ujë dhe shtoni një shkop kanelle (ose një lugë çaji me kanellë) dhe pak karajfil, lëreni që të vloj edhe për disa minuta. Shtoni limon dhe mjaltë, dhe konsumojeni nga një gjysmë filxhani çdo katër orë brenda ditës.

Ky kombinim e rregullon me sukses nivelin e sheqerit në gjak, e përshpejton metabolizmin dhe ndikon në uljen e kilogramëve të tepërt. Është i mrekullueshëm edhe gjatë stërvitjes, pasi siguron ekuilibrim të energjisë për një periudhë më të gjatë kohore, jep forcë dhe zvogëlon dhimbjen e muskujve dhe tendosjen.