Menopauza e hershme mund të parandalohet nga ushqimi?!

Autorët e studimit vërejtën se femrat që konsumoni rregullisht peshqi të yndyrshëm (sardelet, harengë, skumbri, salmon, troftë) menopauza u filloj 3 vjet më vonë sesa tek të anketuarat tjera.

Sipas rezultateve të studimit të fundit britanik, konsumi i disa ushqimeve mund të vonojë shfaqjen e menopauzës, ndërsa nga ana tjetër ekzistojnë disa artikuj ushqimor që mund të përshpejtojnë shfaqjen e menopauzës. Bëhet fjalë për një zbulim të rëndësishëm, pasiqë menopauza e hershme lidhet me rreziqe tjera shëndetësore, si: rritja e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, zvogëlimi i dendësisë së eshtrave dhe osteoporozën.

Në studimin e përmendur morrën pjesë mbi 35,000 gra të moshës 35 deri 69 vjeçare. Pjesëmarrëset ju përgjigjën pyetjeve të cilat kishin të bëjnë me ushqyerjen e tyre, ndërsa parasysh u morrën edhe faktorë të tjerë të cilët mund të ndikojnë në shfaqjene e menopauzës, siç është pesha trupore, aktiviteti fizik, numri i shtatzanive dhe eventualisht terapia hormonale.

Acidet yndyrore Omega-3 veprojnë si anti-inflamator, ndërsa vitaminat e perimeve dhe bishtajoreve neutralizojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Në këtë mënyrë ngadalësohet procesi i plakjes, poashtu edhe shfaqja e menopauzës

 

Autorët e studimit vërejtën se femrat që konsumonin rregullisht peshqi të yndyrshëm (sardelet, harengë, skumbri, salmon, troftë) menopauza u filloj 3 vjet më vonë sesa tek të anketuarat tjera. Ushqimet e pasura me perime të freskëta dhe bishtajore, si dhe me vitaminë B6 dhe zinku kur bëhet fjalë për nutrientët në fjalë, kanë të njëjtin efekt. Shkencëtarët e shpjeguan këtë efekt nga fakti se acidet yndyrore omega-3 veprojnë si anti-inflamatore, përderisa vitaminat e perimeve dhe bishtajoreve i neutralizojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Në këtë mënyrë ngadalësohet procesi i plakjes, poashtu edhe shfaqja e menopauzës.

Nga ana tjetër ushqimi i pasur me karbohidrate të rafinuara, të cilat gjenden në produktet e miellit të bardhë, oriz të bardhë, si dhe ushqimet dhe pijet e ëmbëlsuara me sheqer të bardhë, çojnë në menopauzë të hershme, madje më herët se një vit e gjysëm.

Natyrisht që janë të nevojshme kërkime të reja që të analizohen mekanizmat specifik, të cilat shpien në efektet e përmendura kur bëhet fjalë për fillimin e menopauzës.