Mos pini lëng frutash para mëngjesit – shkatërron florën e zorrëve

Nëse pini lëng frutash në stomakun bosh para se të shërbehet mëngjesi, sheqeri i frutave - glukoza dhe fruktoza - shpejt do të arrijnë te zorra e hollë. Megjithatë, pas periudhës kur nuk futet ushqim zorra e hollë nuk është në gjendje që të përpunojë fruktozën e futur, kështu që sheqeri arrin te zorra e trashë.

Një studim i kohëve të fundit i zhvilluar në Universitetin Princeton tregoi se konsumimi i lëngjeve të frutave (dhe të ëmbël në përgjithësi) në stomakun bosh, ndikon negativisht në florën e zorrëve dhe metabolizmin e përgjithshëm.

Shumë njerëz e kanë shprehi që në stomakun bosh të pinë lëng portokalli ose të ngjajshëm.

Nëse pini lëng frutash në stomakun bosh para se të shërbehet mëngjesi, sheqeri i frutave – glukoza dhe fruktoza – shpejt do të arrijnë te zorra e hollë. Megjithatë, pas periudhës kur nuk futet ushqim zorra e hollë nuk është në gjendje që të përpunojë fruktozën e futur, kështu që sheqeri arrin te zorra e trashë. Kur kjo të ndodh, fruktoza vjen në kontakt me bakteret e mira të cilat nuk janë në gjendje ta përpunojnë atë sheqer. Në tërësi, kjo ndikon keq në florën e zorrëve dhe shëndetin në përgjithësi.

Hulumtuesit erdhën në këtë përfundim pas ekspermintit me minjtë, të cilët ushqeheshin me një përzierje të një sasi të barabartë glukoze dhe fruktoze. Pastaj ata ndoqën se si këto sheqerna u përpunuan në traktin digjestiv. Këtu ky hulumtim tregoi diçka të re. Përderisa hulumtimet e mëparshme tregonin se mëlçia e përpunon sheqerin, ky studim zbuloi se 90% e fruktozës tashmë tretet në zorrën e hollë. Mirëpo, zorra e hollë nuk mund ta bëjë këtë nëse pas sheqernave nuk futet ndonjë ushqim tjetër. Tek minjtë te të cilat glukoza dhe fruktoza u futën pas ushqimit, zorra e hollë i përpunoj siç duhet.

Sipas udhëheqësit të hulumtimit prof. Dr. Joshua Rabinovitz, ky hulumtim e konfirmon vlerën e këshillave tradicionale tek të ushqyerit: se gjërat e ëmbla, përfshirë edhe frutat, nuk duhet të konsumohen para ushqimit, por pas një vakti, sigurisht, në sasi të moderuara.

Hulumtimi është botuar në revistën Cell Metabolism.