Në sallën e lindjes: Derisa gratë lindin, burrat luajnë me pajisjet mjekësore dhe i “këshillojnë” mjekët

Vetëm një në dhjetë burra tha se u ndie i dobishëm gjatë kohës së lindjes, ndërsa të tjerët e përshkruajtën veten si "të padobishëm", "nervoz", "të mbytur nga emocionet", "pjesë rezervë". 

Tre në dhjetë britanikë janë penduar pasi morën pjesë në lindjen e grave të tyre, tregoi hulumtimi i fundit. Konkretisht, më shumë se gjysma e burrave thanë se dëshironin që t’u jepnin mbështetje grave, por 47 përqind thanë se nuk ishin plotësisht të përgatitur për rolin e babait.

Vetëm një në dhjetë burra tha se u ndie i dobishëm gjatë kohës së lindjes, ndërsa të tjerët e përshkruajtën veten si “të padobishëm”, “nervoz”, “të mbytur nga emocionet”, “pjesë rezervë”.

Më shumë se 48 përqind e burrave pranuan se bënin gjëra të gabuar, si: përkdhelja e shpinës së bashkëshortes, gjë e cila nuk e kënaqte në atë moment, ndërsa 34 përqind thanë se qajtën.

Veçanërisht, interesant është shembulli i një burri i cili vuri përparësën dhe dorashkat dhe u fotografua me gruan e tij, pastaj publikoi foton në rrjetet sociale.

Një e treta e grave ishin të shqetësuara për bashkëshortët e tyre – se si sillen gjatë lindjes, nëse e kanë bezdi dhe nëse dëshirojnë të jenë të pranishëm, shkruan “Independent”.

Gjërat më të zakonshme që i bëjnë meshkujt në sallën e lindjes:

  • Qajnë
  • Bëjnë pyetje rreth paisjeve mjekësore
  • Flejnë
  • Përvidhen që të blejnë diçka për të ngrënë
  • Përdorin rrjetet sociale
  • I bezdisin mjekët dhe infermierët
  • I këshillojnë mjekët dhe infermierët
  • U bëjnë pyetje të pakuptimta stafit mjekësor
  • I fotografojnë gratë e tyre
  • Luajnë me pajisjet mjekësore, përfshirë edhe fryrjen e dorashkave
  • Bëjnë shaka jo të hijshme
  • Bëjnë selfie
  • Bashkëshortes i thonë se gjithçka “duket e lehtë”
  • Vendosin ndëgjueset te veshët
  • Shikojnë filma
  • Vizatojnë
  • Ankohen se e kanë bezdi