Nuk ka të bëj me vitet: Flokët bien edhe nga stresi i tepërt!

Nëse flokët fillojnë të ju bien papritmas, mund të keni përjetuar diçka shumë stresuese. Humbja e flokëve që shkaktohet nga stresi, më së shpeshti shfaqet pas 3 deri 6 muajve pas ngjarjes që ju ka shqetësuar.

Gjëja e parë që ju vjen ndërmend kur flokët fillojnë t’ju bien, është mosha ose thjesht gjenetika.

Para se të filloni të krijoni panik për shkak të rënies së flokëve, duhet të dini se është normale që të humbni 100 deri 200 fije floku në  ditë. Gjithçka që është mbi këtë shifër është shenjë se do të bëheni tullac, ndërsa në vijim po i listojmë shtatë arsyet e mundshme.

Probleme me gjëndrën tiroide – Një nga simptomat e problemeve të gjëndrës tiroide është rënia e flokëve. Gjëndra tiroide e rregullon cilësinë e flokëve, por edhe rritjen.

Stres i tepërt – Nëse flokët fillojnë të ju bien papritmas, mund të keni përjetuar diçka shumë stresuese. Humbja e flokëve që shkaktohet nga stresi, më së shpeshti shfaqet pas 3 deri 6 muajve pas ngjarjes që ju ka shqetësuar.

Infeksioni – Mund të shkaktohet edhe nga likenet në qoftë se peshqirin ose çarçafët i ndani me një person që i ka ato. Nëse testimi i kërpudhave është pozitiv, menjëherë filloni mjekimin, ndërsa flokët do të fillojnë t’ju rriten përsëri pasi të mjekoheni nga infeksioni.

Inflamacioni i skalpit – Rastet ekstreme të psoriazës që shfaqen në lëkurën e kokës ndikojnë në humbjen e flokëve.

Barnat ose shtesat dietike – Barna të ndryshme si steroidet, ilaqet kundër depresionit, ose izotretinoin mund të shkaktojnë humbjen e flokëve.

Jeni bërë vegan – Nëse keni kaluar në ushqyerjen vegane, ndoshta nuk merrni mjaftueshëm hekur, kështu që ndryshimet ndodhin edhe në kokën tuaj.

Vuani nga sëmundjet autoimune – Alopaecia areata është humbja e papritur e flokëve ose e qimeve. Bëhet fjalë për sëmundje autoimune në të cilën sistemi imunitar, për arsye të panjohura, i sulmon folikulat e flokëve në lëkurë gjë që çon në rënien e tyre.