Pastinaku – për zemër dhe mëlçi të shëndetshme

Megjithëse shpesh atë e ngatërojnë me rrënjët e majdanozit, pastinaku është perime krejtësisht ndryshe dhe ka efekte mjaftë të dobishme.

Pastinaku është bimë dyvjeçare e pasur me vajra esenciale, minerale, fibra dhe vitamina B, C dhe E. Pastinaku është një nga burimet më të fuqishme të kaliumit dhe e ruan shëndetin e zemrës, mushkërive, mëlçisë dhe veshkave.

Pastinaku është një diuretik i mirë dhe e përshpejton heqjen e ujit nga organizmi. Në mënyrë efektive vepron edhe ndaj tensionit të gjakut, enëve të gjakut dhe dhimbjeve të stomakut, ul temperaturën e trupit dhe vështirësitë gjatë tretjes së ushqimit.

Mund të përdoret tërësisht – nga rrënja deri tek gjethet. Zakonisht përdoret rrënja si  shtojcë në supa dhe gjella, në të njëjtën mënyrë siç përodret karrota, ndërsa gjethet mund t’i përdorni njejtë si gjethet e majdanozit.