Pastroni trupin nga viruset dhe bakteret përmes limonit

Lëngu i limonit të shtrydhur në një gotë me ujë të vakët është ilaç natyral për forcimin e imunitetit dhe "pastrues" i organizmit, si dhe lehtësues në procesin e dobësimit.

Tashmë 4000 vjet, limoni nuk është anashkaluar nga shërimi natyral dhe nga kuzhina. Limoni është i pasur me vitaminë C dhe kalium, por përmban edhe sasi të mjaftueshme të magnezit, kalciumit dhe fosforit. Lëngu i limonit të shtrydhur në një gotë me ujë të vakët është ilaç natyral për forcimin e imunitetit dhe “pastrues” i organizmit, gjithashtu e lehtëson procesin e dobësimit. Për forcimin nga viruset dhe bakteret, rekomandohet terapi me limon për gjashtë javë. Përveç lëngut të limonit të shtrydhur, për terapinë u nevojitet edhe acid malik (acidi i mollës), të cilën mund të blini kudo ose atë mund ta pregatitni në shtëpi.

Acidi me limon

Përgatitni 4 limona dhe 750 ml acid malik. Lëngun shtrydheni dhe së bashku me lëvozhgën vendoseni në një kavanoz prej një litri. Acidin e mollës ngroheni dhe vendoseni në kavanozin me limon. Kavanozin mbylleni mirë dhe shkundeni, lëreni të qëndrojë për 2 javë në temperaturë dhome. Gjatë kësaj periudhe kavanozin shkundeni çdo ditë. Pas dy javësh, kullojeni acidin me limon. Mund ta përdorni për sallata, si dhe për përgatitjen e peshkut sepse është një erëz e mrekullueshme.

Terapia me limon

Për terapinë që duhet praktikuar çdo ditë, ju nevojiten 6 limona dhe një shishe prej 100 ml. Shishja duhet të jetë me xham të errët, me qëllim që lëngu i limonit të mbrohet nga efektet e dëmshme të dritës.