Përse është i mirë vaji i kokosit dhe për çfarë problemesh ndihmon?

Ky vaj me aromë të ëmbël dhe ekzotike, shpesh përdoret edhe për kujdesin ndaj lëkurës së fytyrës dhe trupit.

Vaji i kokosit në vitet e fundit është përbërës gjithnjë e më popullor, si në recetat e ëmbëlsirave ashtu edhe në ato me kripë. Ky vaj me aromë të ëmbël dhe ekzotike, shpesh përdoret edhe për kujdesin ndaj lëkurës së fytyrës dhe trupit.

Vaji i kokosit është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ndaj lëkurës së thatë, ndërsa me përdorimin e rregullt ngadalësohet shfaqja e rrudhave dhe lëshimi i lëkurës. Është treguar se vaji i kokosit gjithashtu ndihmon edhe gjatë problemeve të tilla si ekzema dhe psoriaza.

Ky vaj në mënyrë efektive i ushqen edhe flokët e thata dhe të dëmtuar, ndërsa ju mund ta aplikoni atë në formën e maskës (para se t’i lani flokët) ose në flokë të thatë, domethënë në fundet e flokëve.

Mund të përdoret edhe si parandalim i strijave, për shembull, gjatë shtatëzanisë: pas dushit me lëvizje rrethore, vajin e kokosit masazhojeni në stomak, ije dhe gjoks, më së miri përderisa lëkura është akoma e lagur.