Përse shfaqet dhe si trajtohet infeksioni me helicobacter pylori?

Sipas mjekëve, bëhet fjalë për infeksion ngjitës përmes transmetimit gojë më gojë të baktereve, higjienë e dobët personale, mbipopullimi dhe uji i ndotur. Bakteret janë të izoluara nga jashtëqitjet, pështyma dhe nofulla e njeriut.

Gjysma e popullsisë në vend ka problem me infeksionin me helicobacter pylori. Bëhet fjalë për bakteren e cila jeton në shtresën sipërfaqësore të mukozës së stomakut tek njerëzit. Infeksioni Helicobacter pylori mendohet të jetë infeksioni më i zakonshëm tek njerëzit me një përfaqësim prej 50% të popullsisë në botë.

Infeksioni zakonisht merret në fëmijëri. Me kalimin e viteve, përfaqësimi bëhet më i zakonshëm. Sipas mjekëve, bëhet fjalë për infeksion ngjitës përmes transmetimit gojë më gojë të baktereve, higjienë e dobët personale, mbipopullimi dhe uji i ndotur. Bakteret janë të izoluara nga jashtëqitjet, pështyma dhe nofulla e njeriut. I vetmi tranmetues i njohur i helikobakterit midis kafshëve është macja.

Helikobakteri kur shfaqet, mund të shkaktojë disa sëmundje. Ato janë: inflamacioni dhe ulçera e stomakut (gastriti), ulçera dhe inflamacioni i zorrës dymbëdhjetgishtore, kanceri i lukthit dhe sëmundjet malinje të qarkullimit të gjakut.

Ekzistojnë disa mënyra për të diagnostikuar infeksionin, përfshirë testet joinvazive, testimin serologjik (antitrupat në gjak), antigjenin në feces, si dhe testet e frymëmarrjes me karbon radioaktiv. Diagnoza e infeksionit gjithashtu mund të vendoset edhe nëpërmjet biopsisë së mukozës së stomakut. Ajo çka është veçanërisht e rëndësishme është se të gjitha testet, edhe pse kanë saktësi të lartë, asnjë prej tyre nuk është absolutisht i besueshëm. Para testimit, është e nevojshme që të ndërpritet trajtimi me ilaçe për stomakun dhe antibiotikët për një afat kohor prej dy deri në katër javë.

Mjaft e rëndësishme është që pas trajtimit të pacientit me helicobacter, ai tëmonitorohet vazhdimisht dhe herë pas here, si dhe në interval të caktuar kohor të përsëriten testet.

Jo të gjithë pacientët pozitivë ndaj infeksionit helicobacter pylori, kanë indikacione absolute për mjekim. Mjekimi duhet të kryhet tek pacientët të cilët kanë:

  • Anemi (për shkak të mungesës së hekurit);
  • Purpura trombocitopenike idiopatike;
  • Simptoma të inflamacionit të ulçerës në lukth dhe zorrën dymbëdhjetgishtore;
  • Ulçera në lukth dhe zorrën dymbëdhjetgishtore;
  • Ndërhyrja kirurgjikale e karcinomit të lukthit;
  • Gastrit atrofik.

Trajtimi i infeksionit të helicobacter pylori përbëhet nga mjekimi i një deri në dy javë me terapi të zakonshme, terapia e trefishtë – dy antibiotikë, plus një preparat që zvogëlon formimin e acidit në lukth. Ekzistojnë forma dhe kombinime të shumta të këtij trajtimi, varësisht nga ajo nëse pacienti është alergjik ndaj ndonjë ilaçi, nëse është tentativa e parë, e dytë ose eventualisht e treta e trajtimit. Suksesi i protokolleve më efektive të trajtimit është më shumë se 95% e suksesit në trajtim.