Pesë gjërat që na paralajmërojnë thithat

Mjekët shpjegojnë se ngjyra laktike, e tejdukshme, ose blu-jeshile e lëngut mund të shfaqet nga thithat nëse ato shtypen, dhe kjo nuk është një dukuri shqetësuese.

Çdo ndryshim në lëkurën rreth ose në thitha mund të jetë tregues i një problemi shëndetësor, mirëpo nëse vëreni diçka të çuditshme, duhet të kontaktoni me mjekun.

Këto janë pesë gjërat që duhet të dini rreth thithave:

Zbrazja e thithave është normale

Mjekët shpjegojnë se ngjyra laktike, e tejdukshme, ose blu-jeshile e lëngut mund të shfaqet nga thithat nëse ato shtypen, dhe kjo nuk është një dukuri shqetësuese. Mirëpo në qoftë se vëreni zbrazje të përgjakshëm, është e nevojshme që të vizitoheni te mjeku, sepse lëngu i tillë mund të jetë shenjë e ndonjë cisti, tumori beninj ose kancerit të gjirit.

Stërvitja mund të irritojë thithat 

Stërvitja nganjëherë mund të irritojë thithat, por kjo gjë mund të rregullohet duke veshur sytjena të mira sportive dhe me balsam. Mirëpo nëse nuk ushtroni, por vëreni që thithat ju janë bërë të kuqe dhe të plasaritura, shkoni tek mjeku. Kjo mund të jetë shenjë për ndonjë sëmundje. Gjithashtu mund të jetë ekzemë, prandaj mos u shqetësoni. Lëreni që ta vlerësojë mjeku.

Sipërfaqja jo e rafshët është normale

Sipërfaqet jo të rafshta të vogla rreth thithave janë folikula. Nëse keni qime rreth thithave, kjo është normale dhe mund t’i hiqni ato nëse ju pengojnë. Nëse folikulat rriten dhe bëhen të dhimbshme, detyrimisht shkoni për kontroll tek mjeku.

Thithat e futura brenda nuk janë shkak për shqetësim

Kirurgët plastikë shpjegojnë se më shumë se 15% e femrave kanë thitha të futura brenda. “Për të korrigjuar këtë, nevojitet një ndërhyrje relativisht e vogël kirurgjikale. Bëhet një prerje e vogël për të liruar indin lidhës, me qëllim që të dalë thitha. Thithat mund të bëhen me anestezi lokale për rreth një orë”, shpjegojnë ekspertët e kirurgjisë plastike.

Thitha e tretë është shumë më e zakonshme se sa që mendoni

Rreth 27 milionë amerikanë kanë thithë të tretë. Shumë njerëz mashtrohen me faktin se thitha e tretë është ndonjë shenjë e lëkurës ose nishan. Nuk është e nevojshme që të shqetësoheni nëse keni një thithë të tretë, pasiqë është një problem i cili mund të zgjidhet lehtësisht nëse ju shqetëson. “E gjithë procedura zgjat rreth 30 minuta, ndërsa shërimi është minimal”, thonë kirurgët e kirurgjisë plastike.