Pesë këshillat si ti rritni fëmijët optimist – Jini shembull pozitiv edhe kur e keni të vështirë

Hulumtimet tregojnë se nëse rriten në një ambient negativ, ata do të bëhen pesimistë

Nëse fëmijët rriten në një ambient negativ, ata do të bëhen njerëz të zymtë dhe pesimistë, pasiqë ndjekin shembullin e familjes. Prandaj, është e rëndësishme që të jeni shembull pozitiv për ata, edhe kur e keni të vështirë. Fëmijët duan të jenë në shoqërinë e njerëzve pozitivë dhe të qeshur, ndërsa njerëzit e zymtë i kanë frikë dhe i shmangin.

Hulumtimet tregojnë se nëse rriten në një ambient negativ, ata vetë do të bëhen pesimistë, sepse, mbi të gjitha ata rriten nga prindërit, gjyshërit dhe më pas nga mësuesit dhe bashkëmoshatarët. Nëse jeni të zymtë çdo ditë dhe krijoni “skena” të një personi të pashpresë, por jo të një personi gëzuar, ata do të adobtojnë modelin e tillë. Prandaj është e rëndësishme që të jeni shembull pozitiv, madje edhe atëherë kur e keni të vështirë.

1. Le ta kujtojnë buzëqeshjen e juaj derisa i zgjoni në mëngjes dhe kur t’i dërgoni në shkollë.

2. Mos lejoni që të mërziten nga imtësirat. Shpjegoni atyre se asgjë nuk është bardhë e zi, por se gjithkund ka thërrime bukurie dhe arsye për të buzëqeshur.

3. Kur kthehen nga loja ose nga shkolla së pari pyetni se çfarë gjëra të bukura u ndodhën, në vend që t’i pyetni menjëherë nëse ishin mirë.

4. Shoqëroni me njerëz pozitivë, pasiqë do të ketë ndikim të mirë në to dhe do të ndikojë në formimin e pikëpamjeve optimiste për jetën.

5. Nëse janë të trishtuar, ngushëlloni dhe shpjegoni se nesër është ditë e re dhe një shans i ri për të buzëqeshur.