Pesë zakonet e përditshme që na bëjnë të shtojmë peshë

Shumë pak njerëz e dinë se ritualet e mëngjesit mund ta ngadalësojnë humbjen e peshës

Ka kohë që nuk konsumoni ushqime të shpejta, i shmangni ëmbëlsirat dhe stërviteni rregullisht, por kilogramët e tepërt sikur të jeni ngjitur për jush. Pak njerëz e dinë se ritualet e mëngjesit mund ta ngadalësojnë humbjen e peshës. Sipas disa hulumtimeve është koha që të hiqni dorë nga pesë zakonet e mëposhtme:

FLENI GJUMË SHUMË GJATË

Nëse fleni pak, trupi juaj sekreton më shumë kortizol – hormoni i stresit, i cili do të çojë në rritjen e oreksit. Megjithatë, edhe shumë gjumë nuk është mirë. Sipas studimit të revistës shkencore “PLOS One” nëse fleni më shumë se 10 orë, indeksi i yndyrës në trup do të rritet. Nuk është çudi që mjekët rekomandojnë 7 deri 9 orë gjumë.

BËHENI GATI NË ERRËSIRË

Nuk i hapni dritaret kur zgjoheni? Kjo është arsyeja e dytë për problemet me peshën. Dritat dhe rrezet e diellit ndikojnë ndjeshëm në metabolizëm dhe i ndihmojnë trupit që të zgjohet, thuhet në “PLOS One”. Në errësirë, organizmi edhe më tej vazhdon të sillet sikur të ishte në një gjendje pasive.

NUK E RREGULLONI KREVATIN

Duket e pazakontë, por është e vërtetë. Studimi amerikan, “National Sleep Foundation”, zbuloi se personat që e rregullojnë shtratin në mëngjes, ndërsa në mbrëmje e akomodojnë atë , flenë më mirë. Ky është një tjetër efekt psikologjik i cili ka ndikim të madh në trup.

E SHMANGNI PESHOREN

Universiteti Cornell ka ardhur në përfundim se, gjithmonë është e nevojshme që të monitorohet pesha. Koha më e mirë për t’u peshuar është në mëngjes, menjëherë pas zgjimit, para ngrënies. Duke pasur parasysh se trupi e humbet ujin e tepërt gjatë natës, kilogramët e mëngjesit janë më të sakta.

NUK HANI RREGULLISHT

Universiteti i Tel Avivit në studimin e tij shkencor, vë në dukje se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm gjatë ditës. Një mëngjes i ekuilibruar duhet të përmbajë rreth 600 kalori, proteina, karbohidrate dhe një ëmbëlsirë të vogël.