Pesha e tepërt përkeqëson gjendjen e pacientëve me sklerozë multiple

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se niveli i rritur i yndyrave të ngopura si rezultat i shprehive të të ushqyerit është një nga shkaktarët e mundshëm të ndryshimeve epigjenetike që shkaktojnë sklerozë multiple.

Pacientët me sklerozë multiple që janë me mbipeshë dhe që kanë nivel të lartë të lipideve në gjak, është vërejtur përkeqësimi i sëmundjes. Domethënë, tek ata është vërejtur humbja e madhe e aftësive motorike, por është vërejtur edhe dëmtimi i tepërt i trurit.

Sipas mendimit të profesionistëve, ky studim tregon për një korrelacion të rëndësishëm midis niveleve të lipideve, indeksit të masës trupore (IMT) dhe progresionit të sëmundjes tek pacientët me sklerozë multiple.

Është treguar se pacientët me sklerozë me indeks të lartë të masës trupore kanë një nivel më të lartë të lipideve dhe më shumë monocite qarkulluese, sesa që është vërejtur tek individët e shëndetshëm me të njëjtin indeks të masës trupore.

Gjithashtu është zbuluar se lipidet mund të hyjnë në qelizat imune të njohura si monocite dhe të ndryshojnë mënyrën më të cilën ato qeliza lexojnë informacionin e koduar gjenetik të ADN-së.

Është e qartë se shprehitë e këqija të të ushqyerit mund të kenë pasoja negative tek individët e shëndetshë, ndërsa efekti i tyre i dëmshëm është edhe më i theksuar tek pacientët me sklerozë multiple, pasiqë myelini i holluar mund të depozitohet dhe të rrisë dyfish nivelin e lipideve.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se niveli i rritur i yndyrave të ngopura si rezultat i shprehive të të ushqyerit është një nga shkaktarët e mundshëm të ndryshimeve epigjenetike që shkaktojnë sklerozë multiple.