Pije kundër kapsllëkut

Kombinimi i mollës dhe kanellës e përmirëson metabolizmin dhe e zvogëlon peshën trupore

Për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të larguar toksinat nga organizmi në një kohë shumë të shkurtër, provoni pijen detoks, recetën e së cilës do ta gjeni në vazhdim.

Përgatitja është shumë e thjeshtë. Pritini një mollë në copëza, shtoni një shkop kanellë (ose një lugë çaji pluhur kanellë) dhe mbuloni me 1,5 deri në 2 litra ujë të ftohtë, të zier paraprakisht. Pijen vendoseni në frigorifer dhe lëreni të qëndroj për dy orë.

Konsumojeni brenda ditës.

Ajo çka është interesante është fakti se, me këtë pije njëkohësisht do të përmirësoni edhe metabolizmin tuaj, si dhe do të zvogëloni peshën tuaj trupore. Mirëpo, si rezultat i kësaj do të largoni edhe lëngjet e tepërta nga organizmi.