Pirja e duhanit e rrit rrezikun e çrregullimit të ritmit të zemrës

Fibrilacioni atrial është çrregullim i ritmit të zemrës, i cili shfaqet tek rreth një e katërta e njerëzve të moshës së mesme dhe është përgjegjës për 20 deri në 30 përqind të rasteve të goditjes në tru. Personat me fibrilim atrial janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të vdekjes së parakohshme.

Sa më shumë që një person pi duhan, aq më shumë është i ekspozuar ndaj rrezikut të zhvillimit të çrregullimit të ritmit të zemrës, i njohur si fibrilacioni atrial, tregoi një studim i ri. Në rast të ndërprerjes së pirjes së duhanit, vjen deri te zvogëlimi i ndjeshëm i rrezikut.

Fibrilacioni atrial është çrregullim i ritmit të zemrës, i cili shfaqet tek rreth një e katërta e njerëzve të moshës së mesme dhe është përgjegjës për 20 deri në 30 përqind të rasteve të goditjes në tru. Personat me fibrilim atrial janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të vdekjes së parakohshme.

Në krahasim me persona që asnjëherë nuk kanë pirë duhan, duhanpirësit kanë një rrezik prej 32% më të lartë të zhvillimit të fibrilimit atrial

Besohet se rezultatet e këtij studimi ofrojnë dëshmi të mëtejshme për përfitimet shëndetësore të ndërprerjes së pirjes së duhanit ose shmangies. Sidomos kur merret parasysh rëndësia e parandalimit të fibrilimit atrial dhe sëmundjeve të tjera kronike, shkruan “European Journal of Preventive Cardiology”.