Pse është i rëndësishëm dhurimi i organeve?

Sipas Drejtorisë së resurseve dhe shërbimeve mjekësore, dhurimi i organeve mund të ndikojë pozitivisht në më shumë se 80 njerëz. Një donacion nga një person i vdekur mund të shpëtojë tetë jetë dhe të përmirësojë jetën e 75 të tjerëve.

Sepse ju mund të shpëtoni shumë jetë. Një donator mund të ndihmojë më shumë se 80 njerëz.

Çdo 10 minuta një person i ri i bashkohet listës kombëtare të pritjes për transplantin e organeve. “Egzistojnë sëmundje pa shërim, por që mund të ndihmohen vetëm përmes një transplanti”, thotë drejtori i korporatës së Qendrës së Transplantit, Dr. Çarlls Miller. Ja çfarë duhet të dini për dhurimin e organeve: 2022 ishte një tjetër vit rekord për transplantet e organeve në Shtetet e Bashkuara, – më shumë se 42,800 –për një vit. Klinika e Kleveland regjistroi një numër rekord të transplanteve edhe në vitin 2022. Dr. Miller thekson se këto momente të jetës nuk do të mund të ishin arritur kurrë pa individëve që kanë zgjedhur të bëhen donatorë.

Kirurgët e transplantit kanë respekt të madh për njerëzit që dhurojnë organet e tyre, shton ai. Organet rikuperohen me kujdes pa ndonjë shenjë të dukshme të jashtme – duke lejuar shumicën e donatorëve të gjallë të rifillojnë aktivitetet e tyre normale një muaj pas operacionit, ndërsa familjet e donatorëve të vdekur të vazhdojnë me planet e tyre për funeral pa vonesë.

Si të dhuroni një organ?

Të bëhesh dhurues organesh është një proces i thjeshtë.

Donatorët nuk duhet të kenë një shëndet të përsosur, mund të jenë të çdo moshe. Nuk kushton asgjë për të dhuruar dhe duhen vetëm disa momente për t’u regjistruar.

Sa organe mund të dhurohen?

Dhuruesit aktualë dhe të ardhshëm mund të pyesin se cilat nga organet e tyre – dhe sa organe – mund të dhurojnë. Donatorët e gjallë mund të dhurojnë këto organe:

Veshka (1).

Mushkëritë e bardha (1).

Mitra.

Një pjesë e mëlçisë suaj.

Një pjesë e pankreasit tuaj.

Një pjesë e zorrëve tuaja.

Për donatorët e vdekur, këto organe mund të dhurohen:

Veshkat (2).

Mëlçia.

Mushkëritë (2).

Zemra.

Pankreasi.

Zorrët.

Mitra.

Duart dhe fytyra.

Përveç kësaj, donatorët e vdekur mund të dhurojnë korneat dhe indet e tyre për të ndihmuar shikimin, zëvendësimin e venave të dëmtuara dhe trajtimin e djegieve, indin lidhës dhe kërcin.

Indet e mëposhtme mund të dhurohen:

Kornea.

Veshi i mesëm.

Lëkura.

Valvulat e zemrës.

Venat.

Kërci.

Tendinat.

Ligamentet.

Dhuruesit e shëndetshëm dhe të gjallë mund të dhurojnë gjithashtu gjak, trombocitet, palcën e eshtrave dhe qelizat burimore të gjakut.

Pse është i rëndësishëm dhurimi i organeve?

Sipas Drejtorisë së resurseve dhe shërbimeve mjekësore, dhurimi i organeve mund të ndikojë pozitivisht në më shumë se 80 njerëz. Një donacion nga një person i vdekur mund të shpëtojë tetë jetë dhe të përmirësojë jetën e 75 të tjerëve

“Ne duhet të jemi bujarë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin,” inkurajon Dr. Miller. “Njerëzit në listat e pritjes kanë familje dhe fëmijë që kanë nevojë për to. Askush nuk duhet të mohohet”.

Një ditë, familja ose i dashuri juaj mund të ketë nevojë për një organ dhe të përfitojë nga bujaria e të tjerëve.