Psoriaza e moderuar ndikon në fertilitetin tek gratë

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, kërkimet e ardhshme duhet të identifikojnë mekanizmin e rritjes së rrezikut të humbjes së shtatzënisë së pacientëve me psoriazë.

Rezultatet e një studimi të ri që përfshinë më shumë se 382 mijë pacientë treguan se gratë me psoriazë të moderuar deri në të rëndë kishin shkallë më të ulët të fertilitetit sesa gratë pa psoriazë.

Shtatzënitë tek pacientet me psoriazë kishin një rrezik më të lartë të humbjes krahasuar me shtatzënitë në kontrollet e krahasuara pa psoriazë. Të dy grupet ishin të ngjashme për sa i përket rrezikut të gjakderdhjes antenatale, preeklampsisë dhe diabetit gestacional.

Sipas ekspertëve, kërkimet e ardhshme duhet të identifikojnë mekanizmin e rritjes së rrezikut të humbjes së shtatzënisë tek pacientët me psoriazë.

Burimi:
JAMA Dermatology

Përktheu dhe përshtati:S.N