Pushimi ndikon edhe tek gjenet!

Nëse planifikoni pushime dimërore, ja disa lajme të dobishme. Madje edhe vetëm të menduarit për pushimet, mund të ndikojë pozitivisht në gjendjen shpirtërore. Përgatitja dhe nisja në rrugë sjell një përfitim më të madh fizik dhe mendor. Por këto pak ditë pa stres mund të ndikojnë madje edhe tek gjenet!

Hulumtimi i botuar në revistën Translational Psychiatry zbulon se shkuarja në pushim, me praktikimin e meditimit dhe joga, forcon organizmin dhe imunitetin, zvogëlon stresin, por madje vepron edhe tek gjenet.

Hulumtimi përfshiu 102 gra që kishin shkuar me pushime në Kaliforni. Pothuajse gjysma prej tyre praktikonin yoga ose meditonin gjatë ditës (shumica e tyre më parë nuk përfshiheshin në asnjë nga këto aktivitete), ndërsa gjysma tjetër kaloi duke u relaksuar, pa yoga dhe meditim. Mostrat e gjakut të anketuarave ju morrën para dhe pas pushimit. Tek të dyja grupet, u vërejt përmirësimi i biomarkerëve për plakjen, si edhe shprehja e gjeneve, duke qenë se rezultatet ishin disi më të mira për grupin që meditoi.

Tek femrat që meditonin rregullisht, vlerat e enzimës telomerazë, që ndihmojnë në përmirësimin e kromozomeve dhe të cilat zvogëlohen me kalimin e viteve, ishin rritur.

Përfitimi psikologjik i pushimit, të cilën secila e anketuar e vlerësoi vetë, gjithashtu mori nota të larta. Femrat që meditonin dhe praktikonin yoga gjatë pushimeve edhe 10 muaj pas pushimit raportuan reduktim të ndjeshëm të stresit dhe simptomave të depresionit. Edhe vetëdija përmirësohet për një kohë të gjatë pas pushimit.

Hulumtimet e reja do të shpjegojnë edhe më mirë këtë fenomen, por në ndërkohë sigurisht që rekomandohet që herë pas here të shkohet me pushime, në një vend të qetë me atmosferë relaksuese, ku mund të pushoni dhe të rigjallëroni trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj.