Qumështi më i shëndetshëm: Shëron gjithçka dhe mund ta përdorin të gjithë!

Kur është fjala për produktet e qumështit, qumështi i dhisë është më i shëndetshmi nga të gjithë produktet e tjera.

Përbërja e qumështit të dhisë ka ngjashmëri të mëdha me qumështin e gjirit. Me sa duket këtë e dinin edhe popujt e vjetër, duke pasur parasysh se ata e rekomandonin për forcimin e imunitetit, mjekimin dhe forcimin e mushkërivë, si dhe kundër tuberkulozit. Gjithashtu zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive, ndërsa atë mund ta pinë edhe diabetikët.

Qumështi i dhisë përmban vitaminat B1, B2, B6, B12 – të cilat janë të rëndësishme për forcimin e sistemit nervor, mirëpo ka edhe 47% më shumë vitaminë A në krahasim me qumështin e lopës. Kaliumi ka 134% më shumë, ndërsa bakri është katër herë më shumë i përqëndruar.

Ai është i pasur me minerale – kalcium dhe fosfor të cilat janë të rëndësishme për forcimin e kockave, si dhe zinku dhe seleni – antioksidantë të fortë të cilët janë të rëndësishëm për ruajtjen e imunitetit. Qumështi i dhisë duhet të konsumohet pasiqë është mjaft i pasur me oligosakaride të cilat veprojnë si anti-inflamatore dhe njëkohësisht e rregullojnë funksionin e dëmtuar të zorrëve, gjithashtu si pasojë e mungesës së laktozës ose sheqerit të qumështit, i cili gjendet në sasi më të mëdha te qumështi i lopës.

Tek të rriturit  mund të ndihmojë në parandalimin e tensionit të lartë të gjakut dhe aterosklerozës. Kaliumi është përgjegjës për rregullimin e tensionit të gjakut dhe funksionin e zemrës.

Problemi i vetëm me qumështin e dhisë është se ka aromë dhe shije karakteristike si rezultat i acideve yndyrore të lira që i zotëron. Qumështi i dhisë ka përfitime ushqyese dhe shëndetësore në krahasim me qumështin e lopës, ka veti antialergike dhe tretur më mirë sese qumështi i lopës – tretet për rreth 40 minuta, ndërsa ai i lopës tretet për dy orë e gjysmë. Pikërisht për shkak se tretet lehtësisht u rekomandohet edhe të moshuarve.

Që qumështi i dhisë të jetë më afatgjatë mund ta vendosni në ngrirje të thellë, por për shkak të shijes jo më shumë se një gjysmë viti. Qumështi i shkrirë i dhisë duhet të përdoret brenda një jave.